e mërkurë, 9 shkurt 2011

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kantrimen për vizitë në Prishtinë



Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazi, Tomas Kantrimen, sot pritet të mbërrijë për vizitë në Prishtinë.
Shtypi kosovar sot shkruan se vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) vjen pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit dhe në prag të fillimit të negociatave për formimin e koalicionit qeveritar.
Kantrimen, pritet të sugjerojë palën kosovare për formimin e shpejtë të Qeverisë dhe përgatitjet për negociatat me Beogradin. Agjenda e zyrtarit të lartë amerikan, parashikon takime me krerët e të gjitha forcave politike, ushtruesin e detyrës së presidentit kosovar Jakup Krasniqi dhe kryeministrin në largim dhe liderin e PDK-së, Hashim Thaçi.
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, sot merr pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues (GND) për Kosovën, që po mbahet në Bruksel.

Nuk ka komente:

Posto një koment