Banka Islamike merr përsipër financimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan me një hua prej 350 milionë dollarësh që i akordon shtetit shqiptar, sikurse transmeton agjencia e lajmeve ANSAmed.
Interesi prej 5% i kredisë së akorduar për një afat shlyerjeje 20 vjeçar, cilësohet nga specialistët e ekonomisë si mesatar.
