Po shfaqen postimet me emërtimin Bujar Bukoshi. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Bujar Bukoshi. Shfaq të gjitha postimet

e hënë, 21 shkurt 2011

Bujar Bukoshi në postin e zv/kryeministrit të Kosovës



Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Listës “Ibrahim Rugova”, pas takimeve të zhvilluara pa praninë e medieve, kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion. Subjekti që ka vetëm një deputet në Kuvend do të ketë një zëvendëskryeministër, një ministër dhe dy zëvendësministra.
Konfirmimin për zyrtarizimin e koalicionit e bëri të ditur për “Zërin”, Astrit Haraqija nga Lista “Ibrahim Rugova”. Ai tha se nga marrëveshja e arritur, Lista do të ketë një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe do të ketë dy zëvendësministra.