Po shfaqen postimet me emërtimin Grevë e arsimtarëve. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Grevë e arsimtarëve. Shfaq të gjitha postimet

e hënë, 21 shkurt 2011

Në grevë 48 orëshe arsimtarët e Athinës



Në grevë 48 orëshe hyjnë, nesër të martën dhe pasnesër të mërkurën, arsimtarët e ciklit të ulët dhe atij të mesëm në Greqi, sipas një deklarate të lëshuar nga sindikatat përkatëse. Arsimtarët protestojnë për uljen e rrogave të tyre, për uljen e buxhetit qeveritar për arsimin si dhe për bashkimin e pritshëm të enteve shkollore.
Sindikatat e të dyja cikleve vendosën gjithashtu të ndërmarrin një fushatë, për informimin e opinionit shoqëror, për të bërë të njohura pasojat e masave ekonomike tek arsimi dhe arsimtarët.