Tribunali i Hagës shpalli vendimin ndaj ish-Gjeneralit të policisë serbe, Vlastimir Djordjevic , akuzuar për krime ndaj ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë në vitin 1999.
Gjenerali i policisë serbe Vlastimir Djordjevic u shpall fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës: për deportim të dhunshëm të shqiptarëve të Kosovës, zhvendosje të dhunshme, vrasje, tranportimin e shqiptarëve të vrarë nga Kosova në Serbi, përndjekje racore të shqiptarëve të Kosovës dhe shkelje të ligjeve dhe traditave të luftës.

