Po shfaqen postimet me emërtimin Hashim Thaçi. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Hashim Thaçi. Shfaq të gjitha postimet

e enjte, 17 shkurt 2011

Kosovë: Thaçi në trevjetorin e pavarësisë viziton familjen Rugova



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e trevjetorit të pavarësisë bëri homazhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ndërsa theksoi se në këtë ditë meritojnë nderime meritojnë të gjithë ata që punuan për shtetin e Kosovës.
Ai tha se presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova ka një kontribut të madhë për këtë ditë, ndërsa vizitoi edhe familjen Rugova, për herë të parë, në shtëpinë e tyre në Velani.

e mërkurë, 9 shkurt 2011

Grupi Drejtues për Kosovën:T’i jepen prova EULEX-it në lidhje me akuzat ndaj kryeministrit



Grupi Drejtues për Kosovën (ISG) me në krye drejtorin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, e uroi Kosovën për trevjetorin pavarësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij të vendosur për një vend demokratik, shumëetnik dhe u bëri thirrje shteteve të tjera që ta njohin Kosovën.