Shumëkush, pyet veten këto ditë, se si është e mundur, libianët të sulmojnë në mënyrë kaq çnjerëzore, libianë. Mirëpo, jo gjithnjë fenomenet janë ashtu siç i shohim. Dhe në rastin e Libisë, kemi të bejmë me një fenomen të veçantë. Sikurse bëhet e njohur, nga media prestigjioze arabe të cilat njohin fare mirë gjendjen e krijuar atje, Muamar Kaddafi e ka mbështetur dhe mbështet pushtetin e tij të përgjakshëm, jo vetëm tek të bindurit dhe sahanlëpirësit e tij, por edhe tek vlera e dollarëve që fiton me shumicë nga toka e pasur me naftë e Libisë. Dollarë të cilët nuk kursehet aspak, ti shpërndajë majtas djathtas për të krijuar ushtrinë mercenare e cila kaq shumë po i hyn në punë në këto momente.
