Po shfaqen postimet me emërtimin nënështetësia. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin nënështetësia. Shfaq të gjitha postimet

e mërkurë, 9 mars 2011

U refuzoi nënshtetësinë fëmijëve të emigrantëve, largohet ministrja daneze e Emigracionit



U lirua nga përgjegjësitë ministrja e Emigracionit e Danimarkës, Berth Roen Hornbeh, pas pranimit nga ana e saj se shërbimet ministrore, në mënyrë të gabuar, refuzuan dhënien e nënshtetësisë për palestinezë që kanë lindur në vend.
Kryeministri i vendit Lars Lokke Rasmussen njoftoi lirimin e saj nga detyra, pas komunikimit që pati me të.
Sikurse njofton Associated Press, 36 palestinezë që kishin lindur në Danimarkë, nuk morën nënshtetësinë për faj të ministres.