Po shfaqen postimet me emërtimin shërbime bankare. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin shërbime bankare. Shfaq të gjitha postimet

e hënë, 21 shkurt 2011

Autoriteti i Konkurrencës: Jo transparente bankat në Shqipëri



Befasues është raporti i Autoritetit të Konkurrencës për shërbimet bankare në Shqipëri.
Sipas tij, bankat jo vetëm aplikojnë tarifa të ndryshme për të njëjtin shërbim por nuk i informojnë klientët për ndryshimet që bëjnë për kushtet e punës.
Madje, duke bërë një krahasim me tarifat e shërbimeve bankare në rajon, Autoriteti i Konkurrencës arrin në konkluzionin se brenda të njëjtit Grup Bankar, bankat që operojnë në Shqipëri aplikojnë tarifa më të larta të shërbimeve bankare sesa bankat homologe në rajon, duke vështirësuar përfitimin e këtyre shërbimeve nga klientët dhe mundësinë e ndërrimit të bankës.