Djali i liderit të Libisë Muamar Kadafi, Saif al-Islam Kadafi, me një deklaratë të tijën në kanalin shtetëror LIBYAN TV paralajmëroi se “Libia zhytet në kaos ndërkohë që grupe përçarëse kërcënojnë unitetin e vendit”.
Dëshmi vonë në mesnatën e së dielës nga kryeqyteti i Libisë Tripoli, bëjnë fjalë për të shtëna me armë në rrugët e qytetit, për përplasje të policisë me protestues dhe për makina që digjen. Sipas të të njëjta burimeve që u bënë nëpërmjet telefonave celualar në agjenci ndërkombëtare, dëgjohen zëra njerëzish në rrugët e kryeqytetit, shumë rrugë të së cilit janë zhytur në errësirë pasi është ndërprerë rryma elektrike.
Vlerësimi që bënë Organizata për Mbrojtën e të Drejtave të Njeriut me qëndër në Nju Jork, për përplasjet katërditore mes policisë dhe protestuesve në Libi, është se bëhet fjalë për të paktën 233 të vdekur.E njëjta organizatë pretendon se burime nga dy spitale të qytetit të Vengazit, vend ku shënohen përplasjet më të ashpra, bejnë fjalë për 60 të vdekur vetëm të dielën.

Nuk ka komente:
Posto një koment