Po shfaqen postimet me emërtimin Australia. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Australia. Shfaq të gjitha postimet

e premte, 18 shkurt 2011

Interneti, "armik" i librarive



Dashuria e Australianëve  për  blerje nëpërmjet internetit ka çuar në krizë  shumë dyqane dhe tashmë ka goditur edhe libraritë.
Dy zinxhira të mëdha librarish (Borders dhe Angus & Robertson) me më shumë se 200 librari në të gjithë vendin dhe 2.500 të punësuar, tashmë janë vendosur nën kontrollin e menaxherëve.
Sipas drejtuesve të kompanive, problemet e tyre financiare janë pasojë e  faktit se lexuesit e librave tashmë  mund ti blejnë nëpërmjet internetit (kryesisht nga SHBA) me gjysëm çmimi.

e enjte, 17 shkurt 2011

Australia udhëzon qytetarët e saj të bëjnë kujdes në Greqi



Ministria e Jashtme e Australisë, rivlerëson udhëzimin për Greqinë, duke paralajmëruar vizitorët, nga njëra anë për shfaqjen e papritur të dhunës, me vendosjen e eksplozivëve në ndërtesat private dhe qeveritare dhe nga ana tjetër për grevat e përsëritura të punonjësve të Transportit Publik.
Në udhëzimin e dytë të ministrisë, i cili nuk ndryshon shumë nga i mëparshmi i lëshuar prej saj, shënohet se “dhuna mund të lind pa paralajmërim në Greqi, vend ku shënohen vendosje bombash në ndërtesa private dhe shtetërore”.
Në udhëzimin turistik, nënvizohet më tej për qytetarët australianë se “grevat ndohin më shpesh në Greqi. Greva shënohen edhe në mjetet e transportit publik, me pasojë ndikimin në planet tuaja për të udhëtuar në Greqi”.