Po shfaqen postimet me emërtimin Libia. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Libia. Shfaq të gjitha postimet

e hënë, 21 shkurt 2011

Aeroplanë ushtarakë bombardojnë Tripolin!



Aeroplanë ushtarakë bombardojnë në këto momente kryeqytetin e Libisë Tripoli, sipas kanalit të njohur televiziv Al Jazeera.
Qindra protestues të vdekur në kryeqytetin libian dhe qytete të tjera të vendit, nga dhuna e regjimit të Muamar Kadafit, denoncojnë organizma të pavarur ndërkombëtarë, ndërkohë që BE dhe SHBA, ende nuk po reagojnë aq sa pritet ndaj gjaderdhjes në vendin arab.

e mërkurë, 16 shkurt 2011

Libia amniston 110 islamistë, të burgosur politikë



Libia la sot të lirë 110 islamistë, antarë të Organizatës Radikale Islamike të Libisë, që përbëhet nga afërsisht 360 antarë të burgosur politikë, të cilët mbahen qysh nga Marsi i kaluar, bëhet e ditur nga gazetarë të huaj.
Midis të liruarve, janë edhe tre udhëheqës të organizatës, sikurse shënoi drejtuesi i organizatës libiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Mohamed Tornike, në një konferencë shtypi mbajtur në oborrin e burgut Abu Salim në Tripoli.