Po shfaqen postimet me emërtimin Papandreu. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Papandreu. Shfaq të gjitha postimet

e martë, 15 shkurt 2011

Kategorik J. Papandreu: “Nuk shesim territor, nuk shkojmë në zgjedhje”



U jep fund skenarëve për zgjedhje të parakohëshme por edhe shitjes së territorit grek (siç patën lënë të kuptohej tre dërguarit e përhershëm të “Trojkës”) kryeministri Papandreu, në bisedat me bashkëpunëtorët e tij, të cilat ndodhën gjatë mbledhjes së tejzgjatur të krerëve të PASOK-ut në selinë e rrugës “Ippokratus”.
“E kam theksuar 30 herë. Do përfundojmë katërvjeçarin. Kemi përpara dy vjet e gjysëm për të përfunduar misionin që kemi ndërmarrë”, nënvizoi J. Papandreu.
Njëkohësisht, kryeministri bëri të qartë se “në asnjë rast nuk mund të bisedojmë për të shitur territor grek”.

e mërkurë, 9 shkurt 2011

Der Spiegel: Greqia do të kërkojë marrëveshje me Zvicrën për depozitat financiare



Sipas deklaratave të burimeve zyrtare të Ministrisë së Financave të Greqisë për revistën “Der Spiegel”, Greqia do të kërkojë një marrëveshje dypalëshe me Zvicrën për depozitat e qytetarëve grekë në këtë vend, e ngjashme me atë që nënshkroi Zvicra me Britaninë dhe Gjermaninë.
Të njëjtat burime kanë thënë se në bazë të marrëveshjes bankat zvicerane do ta detyrohen të paguajnë një përqindje për paratë e grekëve që janë depozituar në to.
Ata janë shprehur se, “me këtë mënyrë nuk do të hapen llogaritë bankare, por do të paguhet një taksë e caktuar me të cilën Zvicra do të “pastrojë” të kaluarën dhe do të vazhdojë të sigurojë anonimitetin e depozituesve.”
Gjithashtu ata kanë theksuar se “askush nuk e di se sa janë depozitat financiare greke që ndodhen jashtë vendit”.