Alarmin kanë lëshuar pronarët e njësive tregtare dhe të hoteleve në qendër të Athinës. Aktivitetet e tyre rrezikojnë të mbyllen për shkak të getizimit të zonës dhe fenomenit të paraekonomisë. Blerësit e kanë tepër të vështirë të arrijnë deri në dyert e dyqaneve apo hoteleve, pasi situata që mbizotëron në qendër, sidomos në orët e pasdites dhe të darkës (për të mos përmendur natën) nuk ofron më siguri.
Po shfaqen postimet me emërtimin Ekonomi. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Ekonomi. Shfaq të gjitha postimet
e martë, 8 mars 2011
e mërkurë, 23 shkurt 2011
Kredi për bizneset e vogla dhe shumë të vogla
Kredi deri në 100.000 euro për bizneset e vogla dhe shumë të vogla për investimin dhe shtrirjen e aktivitetit të tyre, me këste që fillojnë nën 3%, do të jepen nga dita e Mërkurë 23 Shkurt, nga Banka Kombëtare Greke (Ethniki) dhe Alpha Banka.
Kjo nismë realizohet në kuadër të programit të parë (nga të tre programet) të inisiativës “Jeremie” që do të nisë të zbatohet në Greqi.
Programet u prezantuan nga ministri Rajonal Mihalis Hrisohoidhis dhe Këshilltari i Fondit Europian të Investimeve Riçard Peli.
e mërkurë, 16 shkurt 2011
Rritja e çmimit të ushqimeve ka varfëruar 44 milion njerëz
Drejtuesi i Bankës Botërore thotë se një rritje drastike e çmimeve të ushqimeve ka shkaktuar kalimin e 44 milion njerëzve në varfëri të tejskajshme.
Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick tha se grupi i 20 ekonomive më të zhvilluara dhe në zhvillim duhet ta bëjnë ushqimin përparësinë e tyre kryesore.
Duke folur përpara takimit të ministrave të financës së G-20 këtë javë në Paris, Zoellick tha se indeksi i çmimeve të ushqimeve të Bankës Botërore është 3% më poshtë se pika kulminante e arritur në vitin 2008, ku plasën trazirat për ushqim në disa vende anembanë botës. Ai tha se ndërsa çmimi i produkteve ushqimore nuk ishte burimi kryesor i trazirave në Afrikën Veriore, kjo çështje ishte një faktor përkeqësues.
Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick tha se grupi i 20 ekonomive më të zhvilluara dhe në zhvillim duhet ta bëjnë ushqimin përparësinë e tyre kryesore.
Duke folur përpara takimit të ministrave të financës së G-20 këtë javë në Paris, Zoellick tha se indeksi i çmimeve të ushqimeve të Bankës Botërore është 3% më poshtë se pika kulminante e arritur në vitin 2008, ku plasën trazirat për ushqim në disa vende anembanë botës. Ai tha se ndërsa çmimi i produkteve ushqimore nuk ishte burimi kryesor i trazirave në Afrikën Veriore, kjo çështje ishte një faktor përkeqësues.
e martë, 15 shkurt 2011
110 biznese greke në Shqipëri
Grekët zotërojnë sektorët kryesorë të shërbimeve siç janë furnizimi me lëndët djegëse dhe mallrat e konsumit të përditshëm.
Kompanitë greke janë shndërruar në aktore të para të ekonomisë shqiptare me 50 për qind të totalit të investimeve të huaja në Shqipëri.
Qindra milionë euro të konsumatorëve shqiptarë në tregun e telefonisë apo qindra milionë të tjerë të tregut bankar përfundojnë te kompanitë mëma në Athinë, duke ndihmuar në ekonominë greke, po aq sa puna dhe kursimet e 1 milionë emigrantëve shqiptarë, që aq shumë kanë dhënë për ekonominë greke në këto dy dekada, raportoi gazeta “Shekulli”.
e diel, 13 shkurt 2011
FMN,BE dhe Banka Qendrore Evropiane shprehin keqardhjen për ndodhinë e së premtes
Keqardhjen e tyre shprehin të dërguarit e FMN-së, BE-së dhe BQE në një deklaratë që lëshuan të shtunën pas mesnate, për përyshtypjet që u krijuan në Greqi pas konferencës për shtyp të së premtes, ku midis të tjerash sugjeronin edhe privatizime dhe shitje të pasurisë shtetërore, deri në shumën e 50 miliardë eurove dhe që ngriti një furtunë reagimesh nga politika greke. Pas protestës që bëri edhe vetë kryeministri Papandreu, në kontaktin telefonik me drejtorin e FMN-së D.S.Kahn dhe Komisionerin Oli Rehn, në deklaratën e të dërguarve të “Trojkës” thuhet:
Uria globale
Një studim i komisionuar nga qeveria britanike bën thirje për veprim urgjent për të parandaluar urinë globale në dekadat e ardhshme.
Popullsia në botë parashikohet të rritet në 9 miliard deri në 2050 dhe përllogaritjet sugjerojnë se prodhimi i ushqimeve do të duhet të dyfishohet në 40 vitet e ardhshme për të ushqyer të gjithë.
Vitin e kaluar kemi njoftuar për rritjen në masë të çmimeve të ushqimeve dhe pakësimin e burimeve, qofshin tokë, ujë dhe apo naftë.
Pengesat janë të shumta. Sër John Beddington, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike theksoi sfidat e mëdha, të cilat duhet të tejkalohen.
"Ne e dimë që bota po zhvillohet dhe kërkesat për produkte bazë, ushqim, ujë dhe energji, do të rriten me rritjen e prosperitetit, " thotë
zoti Beddington.
zoti Beddington.
Plas skandal me Priftin, filmoi veten duke marrë 70 mijë euro
Thellohet edhe më tepër skandali i përgjimeve. Këtë herë është vet ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ai që ka rënë “viktimë” e përgjimeve të tija.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se ky institucion ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të deputetit, Prifti.
Shkak është bërë një tjetër video e “dorëzuar” nga ish-ministri ku ai vetë shfaqet duke marrë rreth 70 mijë euro në dorë nga një zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë.
Etiketa
Dritan Frifti,
Ekonomi,
Politikë,
Skandal,
Shqipëri
e premte, 11 shkurt 2011
e enjte, 10 shkurt 2011
Parlamenti grek miraton krijimin e organit për luftimin e financimit ekonomik të terrorizmit
U miratua sot në Komisionin e Pushtetit Publik dhe Drejtësisë në Parlamentin grek, pas leximit të tij të dytë, projektligji për krijimin e Autoritetit për Luftimin e Ligjërimit të të Ardhurave nga Veprime Kriminale të Terrorizmit dhe Kontrollit të Deklaratave të Gjendjes së Pasurisë.
Pro tij votuan deputetët e mazhorancës. Opozita kryesore abstenoi duke ruajtur të drejtën e pozicionimit në asamblenë Parlamentare, sikurse edhe LAOS, ndërsa partitë e së Majtës, votuan kundër.
e mërkurë, 9 shkurt 2011
Der Spiegel: Greqia do të kërkojë marrëveshje me Zvicrën për depozitat financiare
Sipas deklaratave të burimeve zyrtare të Ministrisë së Financave të Greqisë për revistën “Der Spiegel”, Greqia do të kërkojë një marrëveshje dypalëshe me Zvicrën për depozitat e qytetarëve grekë në këtë vend, e ngjashme me atë që nënshkroi Zvicra me Britaninë dhe Gjermaninë.
Të njëjtat burime kanë thënë se në bazë të marrëveshjes bankat zvicerane do ta detyrohen të paguajnë një përqindje për paratë e grekëve që janë depozituar në to.
Ata janë shprehur se, “me këtë mënyrë nuk do të hapen llogaritë bankare, por do të paguhet një taksë e caktuar me të cilën Zvicra do të “pastrojë” të kaluarën dhe do të vazhdojë të sigurojë anonimitetin e depozituesve.”
Gjithashtu ata kanë theksuar se “askush nuk e di se sa janë depozitat financiare greke që ndodhen jashtë vendit”.
Etiketa
Banka Zvicëriane,
Ekonomi,
Greqi,
Papandreu,
Zvicër
e mërkurë, 11 gusht 2010
Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?
Homoseksualet shqiptarë jetojnë kohë të vështira: mospranimi në një shoqëri konservatore u hap rrugën diskriminimit, dhunës fizike dhe vetëvrasjeve.
"Kam bezdi kur kam afër ndonjë homo, me thënë të drejtën nuk e duroj dot, më vjen t'i fus një dru të mirë. Dreqi e mori çfare meshkujsh janë ata. Ta shpifin, nuk i shoh dot me sy." Ky burrë tiranas nuk është i vetmi që mendon kështu.
Bezdia, neveria, mospranimi janë shfaqjet më të hasura të homofobisë se burrave në Tiranë. Kur në metropolin e vendit, që ka një mendësi më të hapur, ka një perceptim të tillë të burrave ndaj pjesës së tyre homoseksuale, kuptohet sesi ai radikalizohet në qytete të tjera dhe në provinca të mbyllura të Shqipërisë. Nga ana tjetër një qëndrim i tillë i vetë burrave ndaj homoseksualitetit është një barometër për gjithë shoqërinë, shigjeta e të cilit arrin ngjyrën e kuqe të alarmit.
Sekret dje, e fshehtë sot
e enjte, 5 gusht 2010
Kontrollorët të kënaqur me masat e kursimit të Greqisë
Kontrollorët e Bashkimit Evropian dhe të FMN-së janë të kënaqur me masat e kursimit të ndërmarra nga Greqia. Kësti i dytë i kredive mund t'i vihet vendit në dispozicion, tha i ngarkuari i FMN-së për Greqinë, Poul Thomsen, pas një kontrolli dyjavor në Athinë. Kontrollorët në të njëjtën kohë i tërhoqën vëmendjen Greqisë të mos heqë dorë nga kursi i kursimeve dhe të ndërmarrë reforma të tjera. Këtu bëjnë pjesë hapja e sektorëve të izoluar të ekonomisë dhe privatizimi i sipërmarrjeve shtetërore. Athina shpreson në dhënien e miratimit për kredi në shumë prej 9 miliardë euro në 13 shtator. Ky është kësti i dytë i programit të kredive prej gjithsej 110 miliardë eurosh, të ngritur nga vendet e eurozonës dhe FMN-ja për t'a shpëtuar Greqinë nga falimentimi i shtetit.
DW
DW
e mërkurë, 4 gusht 2010
BP deklaron sukses në fazën e parë të mbylljes përfundimtare të pusit
Gjigandi i naftës BP thotë se operacioni i tij i fundit për të mbyllur përfundimisht pusin e dëmtuar në Gjirin e Meksikës u realizua me sukses. Kompania nxori një deklaratë sot në mëngjes, një ditë pasi filloi operacionin ‘static kill’. Operacioni përfshin pompim argjile në grykën e pusit, e cila më pas do të mbulohet me çimentos.
BP tha pas 8 orë që vazhdonte operacioni i pompimit të baltës, se argjila po e mbante nën kontroll presionin e naftës, gjë që sipas deklaratës së kompanisë ishte rezultati i dëshiruar. Kompania njoftonte se pompimi kishte ndalur dhe ekspertët po analizonin gjendjen në pus për të parë nëse nevojitej argjilë shtesë. Kompania tha se do të bashkëpunojë nga afër me personin përgjegjës që ka caktuar qeveria federale, Admiralin në pension Thad Allen për të vendosur nëse derdhja e çimentos do të bëhet në të njëjtën mënyrë si derdhja e argjilës.
Autoritetet thonë se 4.9 fuçi nafte janë derdhur në det që nga 20 prilli kur shpërtheu platforma e shpimit duke shkaktuar vdekjen e 11 vetëve.
voanews
e martë, 3 gusht 2010
Kriza greke mund të ndikojë shpresat e Ballkanit për në BE
![]() |
| Komisioneri i zgjerimit i BE Stefan Fule (majtas) bisedon me kryeministrin malazes Milo Gjukanoviç në Podgoricë. |
Do ta bëjë bllokun kriza financiare e Greqisë dhe ndihma që pasoi nga BE më nervoz ndaj procesit të zgjerimit në Ballkan? Disa analistë politikë në Malin e Zi mendojnë se po.
"Për fat të keq, efektet e krizës në Greqi do të jenë një masë e rëndësishme dhe mund të shuajnë procesin e shoqërimit," tha sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Evropiane në Malin e Zi, Momçillo Raduloviç. "Gjerësia e krizës kërkon që strukturat drejtuese të BE të përqëndrohen saktësisht në këto procese jo në proceset e shoqërimit për anëtarët e rinj."
Opinioni publik në disa vende të BE po thartohet ndaj zgjerimit për shkak të zemërimit lidhur me situatën ekonomike, tha ai. "Kjo mund të kthehet në një qëndrim të izolacionizmit politik dhe natyrisht ka një pasojë që vendet sapo vijnë të Ballkanit Perëndimor janë të paqëndrueshëm dhe nuk kanë perspektiva të favorshme."
Ivan Jovetiç, një analistë në Institutin për Parashikimin Strategjik dhe lektor në Univeristetin Donja Gorica beson se vonesat në procesin e zgjerimit janë të mundëshme por objektivi nuk do të braktiset përfundimisht.
"Janë investuar tepër energji, burime dhe krijimtari në projektin e integrimit evropian, për t'u lënë mënjanë," i tha ai SETimes. "Përveç kësaj, integrimi i Ballkanit Perëndimor është një çështje sigurie që BE duhet ta zgjidhë përgjithmonë."
e hënë, 2 gusht 2010
Kuba lejon pak ekonomi private
Përballë krizës ekonomike udhëheqja komuniste në Kubë do të lejojë në të ardhmen pak më shumë ekonomi private. Presidenti Raúl Castro, paralajmëroi para asamblesë kombëtare në Havanë se në të ardhmen shtetasit mund të ushtrojnë biznes të vogël dhe të marrin në punë fuqi punëtore. Duke pasur parasysh lirimin e fundit të të burgosurve politikë Castro paralajmëroi opozitën. Ata që vënë në rrezik pavarësinë e Kubës do të dënohen, tha Castro.
DW
DW
e shtunë, 10 prill 2010
Kosovë: Protestë e bujqve ndaj politikave të dobta agrare në vend
Federata e Sindikatës së Bujqve të Kosovës, kishte zgjedhur sot një formë të veçantë të protestës ndaj politikave agrare në vend dhe gjendjes së vështirë të bujqësisë, duke bllokuar qendrën e Prishtinës me traktorë. Protestuesit i bënë thirrje qeverisë për mbështetjen e bujqësisë në vend në radhë të parë më shtimin e buxhetit që ndahet për këtë sektor. Autoritetet thanë se do të fillojnë dialogun social për këtë çështje, por ritheksuan problemet me buxhetin e kufizuar të vendit.
Nga Voa News
Nga Voa News
Grupi i Euros konsultohet për planin e emergjencës për Greqinë
Ka përfunduar hartimi i planit të ndihmës emergjente në miliarda euro, që BE është i gatshëm t'i japë Greqisë. Detajet e fundit do t'i diskutojnë ministrat e financave të Eurozonës në një videokonferencë, bëri të ditur një zëdhënës i shefit të Eurogrupit, Zhan Klod Junker. Një grup ekspertësh, i përbërë nga sekretarët e shtetit për financat dhe përfaqësuesit e bankave qendrore ranë dakord për normën e interesit dhe volumin e kredive. Sipas radios greke, kreditë me paratë e BE dhe të FMN-së kapin shumën 20-25 miliardë euro. Paratë jepen si kredi afatgjata, me një normë interesi prej 5,1 përqind. Këto janë kushte shumë më të mira se ato që i ofrohen Greqisë, me një borxh prej 300 miliardë eurosh në tregjet financiare. Deri tani Athina nuk ka paraqitur lutje për ndihmë financiare te BE.
Nga Deutsche Welle
Nga Deutsche Welle
Abonohu te:
Postimet (Atom)













