Po shfaqen postimet me emërtimin Parlamenti Evropian. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Parlamenti Evropian. Shfaq të gjitha postimet

e mërkurë, 16 shkurt 2011

Parlamenti Evropian u vë “fre” medikamenteve të falsifikuara



Asambleja e Parlamentit Evropian miratoi sot në Strasburg me 569 vota pro, 12 kundër dhe 7 abstenime, raportin Matias, deputet i së Majtës së Bashkuar Evropiane, në lidhje me medikamentet false.
Medikamentet e falsifikuara zënë vend gjithnjë e më shumë në rrjetin e ligjshëm të shpërndarjes dhe llogaritet që xhiroja vjetore e industrisë së paligjshme të arrijë në kuotën e 45 miliardë eurove! Vetëm gjatë vitit 2008, u konfiskuan në Bashkimin Evropian 34 milionë tableta të falsifikuara, kryesisht medikamente antikancer, antibiotikë, tableta për luftimin e xhrregullimeve të tensionit si dhe kundër kolisterolit të lartë, shumë kjo që reflekton në një rritje prej 380% në krahasim me vitin 2005.

e diel, 13 shkurt 2011

Ato që biesedojnë për krizën në Shqipëri, por nuk i thonë publikisht, Parlamentarët Evropianë



Ato që nuk thonë kurrë në deklarimet publike. Zbardhet biseda mes Lajçak, Svoboda, Kukan, Boshtinaru etj, pasi i dërguari në Tiranë, u tregon për bisedat konfidenciale me Berishën dhe Ramën
Nuk ka shqiptar që nuk e ka bërë së paku njëherë me zë të lartë këtë pyetje: “Ore çfarë mendojnë vërtet këta ndërkombëtarët, si e kanë hallin që flasin me arra në gojë?” Dhe një përgjigje mund ta marrim nga zbardhja e kësaj bisede mes zyrtarësh të lartë të BE-së të angazhuar për të zgjidhur krizën në Shqipëri. Në këtë komunikim të lirshëm midis tyre, ata janë shumë më pask “zyrtarë” se në deklarimet publike. Biseda zhvillohet ne Parlamentin Europian, pak pasi Lajcak ka raportuar çfarë ka biseduar me Berishen e Ramën në takimet kokë më kokë në Tiranë

e enjte, 10 shkurt 2011

Sistem të përbashkët azili politik në BE propozon Komisionierja Malmstrom


E vendosur të kontribuojë në krijimin e një sitemi të përbashkët azili politik për BE-ën deri në 2012-ën, tregohet Komisionierja, e ngarkuar për çështje të brendëshme, Cecilia Malmstrom, sipas një njoftimi të sotëm të buletinit komunitar Europian Voice.

Sikurse thuhet në njoftim, Komisionerja suedeze karakterizoi “të pa pranueshme” ndryshimet e sotme në sistemet kombëtare, që ndajnë vlera të përbashkëta, duke shtuar se është e pa pranueshme që një emigrant të ketë 75% shance për të përfituar azil në një vend dhe vetëm 1% në një vend tjetër.
Sipas të së njëjtit buletin, një nga pengesat më kryesore për krijimin e një sistemi të përbashkët azili, përbën propozimi i Komisionit për pezullimin e përkohëshëm të rikthimit në vendin nga ku erdhën në BE, të personave që kërkojnë azil. Shënohet gjithashtu, se pas vendimit të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në favor të një nënshtetasi afgan, disa vende anëtare u detyruan të rishikojnë qëllimin e vendimit të deritanishëm të mos tolerimit përsa i përket rikthimit të azilantëve.