Po shfaqen postimet me emërtimin Politikë. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Politikë. Shfaq të gjitha postimet

e martë, 15 shkurt 2011

Në rrezik nënshtetësia greke për brezin e dytë të emigrantëve



Të gjithë fëmijët e brezit të dytë të emigrantëve që lindën në Greqi, ndjekin ose kanë ndjekur shkollën greke, do të trajtohen me të njëjtën mënyrë sikurse edhe të huajt e rritur, të cilët u legalizuan me ligjin e fundit të vitit 2005. E gjithë kjo, nëse përfundimisht Asambleja e Këshillit të Shtetit legalizon vendimin e Seksionit të Katërt të tij.
Praktikisht kjo do të thoshte se 2500 fëmijë, për të cilët janë dorëzuar kërkesa për dhënien e nënshtetësisë greke, 25 000 fëmijë të cilët kanë lindur pas vitit 2004 nga nëna të huaja si dhe disa mijëra fëmijë të tjerë që janë në moshë më të madhe apo janë rritur, do të trajtohen sikurse erdhën sot në Greqi! E gjithë kjo pasi arsimimi grek, depërtimi në qarqet e shoqërisë greke, në bazë të vendimit të Seksionit të Katërt të Këshillit të Shtetit, nuk konsiderohen të mjaftueshëm për të dëshmuar integrimin e tyre në shoqërinë greke.

e diel, 13 shkurt 2011

Plas skandal me Priftin, filmoi veten duke marrë 70 mijë euro



Thellohet edhe më tepër skandali i përgjimeve. Këtë herë është vet ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ai që ka rënë “viktimë” e përgjimeve të tija.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se ky institucion ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të deputetit, Prifti.
Shkak është bërë një tjetër video e “dorëzuar” nga ish-ministri ku ai vetë shfaqet duke marrë rreth 70 mijë euro në dorë nga një zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë.

e premte, 11 shkurt 2011

Komisionerja e Lartë e BE, Katherin Ashton së shpejti në Shqipëri



Kriza e rëndë politike në Shqipëri e thelluar pas ngjarjeve të 21 Janarit, ka bërë që shumë shpejt në Tiranë të mund të shkojë edhe Komisionerja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Katherin Ashton.
Kjo u njoftua sot nga Majkëll Man, një zëdhënës i Komisionit Europian.
Baronesha Ashton shpreson të vizitojë Tiranë shumë shpejt pas përfundimit të turneut të saj në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore javën e ardhshme, njoftoi sot zëdhënësi. Sipas burimeve nga Brukseli, nëse kjo vizitë nuk realizohet në këtë moment, atëherë pritet të jetë në javën pasuese.

e enjte, 10 shkurt 2011

Sistem të përbashkët azili politik në BE propozon Komisionierja Malmstrom


E vendosur të kontribuojë në krijimin e një sitemi të përbashkët azili politik për BE-ën deri në 2012-ën, tregohet Komisionierja, e ngarkuar për çështje të brendëshme, Cecilia Malmstrom, sipas një njoftimi të sotëm të buletinit komunitar Europian Voice.

Sikurse thuhet në njoftim, Komisionerja suedeze karakterizoi “të pa pranueshme” ndryshimet e sotme në sistemet kombëtare, që ndajnë vlera të përbashkëta, duke shtuar se është e pa pranueshme që një emigrant të ketë 75% shance për të përfituar azil në një vend dhe vetëm 1% në një vend tjetër.
Sipas të së njëjtit buletin, një nga pengesat më kryesore për krijimin e një sistemi të përbashkët azili, përbën propozimi i Komisionit për pezullimin e përkohëshëm të rikthimit në vendin nga ku erdhën në BE, të personave që kërkojnë azil. Shënohet gjithashtu, se pas vendimit të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në favor të një nënshtetasi afgan, disa vende anëtare u detyruan të rishikojnë qëllimin e vendimit të deritanishëm të mos tolerimit përsa i përket rikthimit të azilantëve.

Parlamenti grek miraton krijimin e organit për luftimin e financimit ekonomik të terrorizmit



U miratua sot në Komisionin e Pushtetit Publik dhe Drejtësisë në Parlamentin grek, pas leximit të tij të dytë, projektligji për krijimin e Autoritetit për Luftimin e Ligjërimit të të Ardhurave nga Veprime Kriminale të Terrorizmit dhe Kontrollit të Deklaratave të Gjendjes së  Pasurisë.
Pro tij votuan deputetët e mazhorancës. Opozita kryesore abstenoi duke ruajtur të drejtën e pozicionimit në asamblenë Parlamentare, sikurse edhe LAOS, ndërsa partitë e së Majtës, votuan kundër.

e mërkurë, 9 shkurt 2011

Ε “pasur” axhenda e Këshillit të Ministrave



Ish-zëvendës Kancelari dhe ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë Joschka Fischer dhe arkitekti Aleksandros Tobazis do marrin pjesë në çeljen e Këshillit të sotëm të Ministrave, me rend dite planifikimin bioklimatik dhe ekologjik.
Temat e tjera të Këshillit të Ministrave, që mblidhet ndën mbikqyrjen e kryeministrit J. Papandreu, përmbledhin projektligjin për reformimin e sistetimit të zbatimit të kontratave, studimeve dhe punëve publike, projektligjin për ndërmjetësuesit e kontratave infrastrukturale në lidhje me ndërtesat, miratimin e projektligjit për shtyrjen e ankandeve nga entet bankare dhe kreditorë të tjerë, si dhe projektligjin për themelimin e Institutit të Politikave Edukuese dhe Shkollat Eksperimentale.

Α. Biberaj: Berisha duhet të ikë, Topi lideri i ardhshëm i PD-së



Largimi i Sali Berishës nuk është më vetëm një kërkesë e opozitës, por ka nisur të artikulohet qartë edhe nga vetë demokratët. I ftuar në emisionin “Zip”, Aleksandër Biberaj ka hedhur emrin e Bamir Topit, si lider i ardhshëm i të djathtës.
Madje sipas tij, Sali Berisha po e çon Partinë Demokratike drejt humbjes në zgjedhjet e pritshme vendore. Biberaj e ka cilësuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar thjesht një ndryshim te vendit, ku kryeministri mbajti konferencën e radhës. Ai deklaroi se “edhe pse memorandumi i Mustafajt mori vetëm votën e tij dhe te Oketës, në fakt ka me dhjetëra mbështetës te tjerë brenda te djathtës, që zgjedhin te heshtin, pasi i tremben përjashtimit”.
Sipas Biberajt, “për të mbajtur pushtetin e vet Sali Berisha, po shton edhe kostot e gabimeve të LSI, duke ngjallur pakënaqësi në bazë”. Për Biberajn “duhet të marrë fund kjo mënyrë qeverisjeje që bën pazare për llogari të një grushti të ngushtë njerëzish”.
Megjithatë, Biberaj ka mohuar, te paktën për momentin, krijimin e një partie të re nga mendjet ndryshe brenda PD-së.

e martë, 8 shkurt 2011

E Majta Demokratike shpreh shqetësimin për lënien pezull të marrëveshjes trepalëshe për Parkun e Prespës



Shqetësimin e saj shpreh partia e Majta Demokratike, për mos zbatimin e marrëveshjes trepalëshe Greqi – Shqipëri – FYROM, ku parashikohet “Mbrojtja dhe Zhvillimi i Parkut të Prespës”. Sipas marrëveshjes në fjalë, të tre vendet u zotuan zyrtarisht të krijojnë, me mbështetjen energjike të BE, mekanizëm bashkëpunimi ndërkufitar për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin ekonomik të lagunës së Prespës.
Tre vendet dhe Bashkimi Evropian, detyrohen ligjërisht ,tashmë, për krijimin e strukturave të bashkëpunimit me qëllim zhvillimin e strategjive të përbashkëta dhe të zbatojnë masa, sa për mbrojtjen e ambientit aq edhe për aktivitetet njerëzore në zonë sikurse janë bujqësia, peshkimi, turizmi, infrastruktura etj. Gjithashtu, marrëveshja vë në plan të parë tema të rëndësisë së veçantë, siç janë menaxhimi i ujrave, përmbledhur edhe planifikimit të skemave për menaxhimin përfundimtar të ujrave rrjedhëse të lagunës, sikurse parashikon Udhëzimi Evropian për Ujrat, si dhe të ngritjes së grupit të punës për nxitjen dhe zabtimin efikas të kësaj teme të rëndësishme.

J.Petalotis për emigrantët: “Qëndrimi i qeverisë nuk ndryshon, nuk do të ketë ligjërime masive”



“Eshtë në fuqi pozicioni ynë se nuk do të ketë asnjë ligjërim masiv ose të veçantë, pa përmbushje të dispozitave ligjore dhe nuk do të sprapsemi sepse asnjë veprim nuk mund të përmbys ligjshmërinë e veprimeve të shtetit grek”.
Këtë theksoi zëdhënësi i qeverisë  Jorgos Petalotis pasi u pyet – me rastin e konsultës ndërministrore të mbikqyrur nga  kreminsitri për emigrantët – nëse qeveria kërkon ndonjë formulë për ligjërimin e emigrantëve që plotësojnë kushtet juridike, por nuk munden të mbledhin ditët e nevojshme të punës për të rinovuar lejen e qëndrimit.
“Çdo çështje tjetër ekziston, natyrisht që analizohet por pa patur diçka konkrete dhe natyrisht duke mbajtur parasysh interesat shoqërore dhe ligjshmërinë të cilën me asnjë mënyrë nuk do pranojmë që të shkelet”, nënvizoi.


e shtunë, 22 janar 2011

6 arreste per vrasjen nga kryeministria!

TV NEWS24 fokuson pamjet e vrasjes së njërit prej protestuesve para derës së kryeministrisë. gjatë protestës së dhunshme anti-qeveritare të organizuar dje nga Opozita e Bashkuar para selisë së kryeministrisë në bulevardin "Deshmoret e Kombit". Ndërsa jashtë kangjella të kryeministrisë, (nga piramida) qëndrojnë demonstruesit nga brenda ambjenteve të selisë qeveritare qëllohet me armë. Nga mënyra se si ka rënë në tokë viktima, kuptohet se plumbi që i mori jetën të ketë ardhur nga brenda oborrit të kryeministrisë.

Kamera fokuson momentin kur një ushtar i ulur në gjunjë në krah të godinës së kryeministrisë qëllon me automatik dhe një demonstrues bië në tokë mbrapsht.
Burri bie në tokë pa ndenja dhe merret në krahë nga demonstruesit e tjerë. Viktima mendohet të jetë 42 vjecari nga Gjirokastra Ziver Veizi. Ndërkaq jo shumë metra larg tij, kamera e NEWS24 fokuson dhe një tjetër të ri të shtrirë buzë trotuarit, ndërsa të tjerët përpiqen të vijnë në ndihmë.


Tre të vdekur dhe 61 të plagosur rëndë është bilanci i përleshjeve të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Nga të plagosurit rëndë, por pa rrezik për jetën, janë 31 civilë dhe 27 policë. Viktimat jane Faik Myrto, 50-vjeç nga Fieri Ziver Veizi, 48 vjeç nga Gjirokastra Hekuran Deda nga Dibra. Mes të plagosurve është dhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ka marrë një plumb në krah.

PROKURORIA, URDHËR ARRESTI PËR 6 DREJTUES TË GARDËS 

Është krim të jesh opozitar?


Nga Mustafa Nano
Ora është 19.30. Agjencitë e huaja të lajmeve kanë zënë ta vënë si lajm të parë atë që ndodhi sot në Tiranë. Ndërsa ne të këtushmit jemi duke bërë bilancin e ditës. Janë tre të vrarë. Policia shqiptare pra ka vrarë tre vetë. Dhe ka lënduar disa dhjetra. Deri tani nuk ka folur asnjë nëpunës i shtetit, aq më pak ndonjë dinjitar i lartë, për këta tre shqiptarë, që nuk jetojnë më. Askush nuk jep një version zyrtar të ngjarjeve tragjike; askush nuk shpjegon rrethanat; askush nuk shkon në spital të interesoshet për të plagosurit. Dhe nuk ka se si të shkojë, pasi ata shqiptarë janë vrarë e plagosur për krimin e vetëm që kanë qënë opozitarë. Në vitin 2011 në Shqipëri është krim të jesh opozitar. Por vini re: jo krim që ndiqet penalisht në shkallët e sallat e gjykimit, por krim që ndëshkohet aty për aty, me vendim snaiperash. Nuk është kështu, zotërinj të policisë? Na jepni versionin tuaj, atëherë! Na shpjegoni pse u vranë këta të tre! Çfarë ishin duke bërë kur u vranë? Ishin duke linçuar ndokënd? Kishin vënë poshtë ndonjë polic, dhe po e mbysnin apo po i zinin frymën? Duhet një shpjegim. Duhet shpjegimi, jo për të marrë vesh ndonjë rrethanë që justifikon egzekutimin e tre shqiptarëve (nuk ka rrethana të tilla në ngjarjen e sotme; vërtet, është e përligjur të vrasësh dikë që po qëllon me gurë kundër policëve?), por për të marrë vesh se vrasjet janë bërë me logjikë të ftohtë kriminale.

e martë, 9 nëntor 2010

Dështimi i pritshëm: Shqipëria nuk përmbush kushtet për statusin e vendit kandidat


Komisioni europian njoftoi sot se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për të marrë statusin e vendit kandidat. Vendimi është bërë sot i ditur në Bruksel dhe ai shoqërohet nga një analizë e detajuar e zhvillimeve në të gjitha fushat në Shqipëri. Vendimi vjen një ditë pasi dje bashkimi europian miratoi heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë dhe ata boshnjakë.
Komisioni Europian ka përpiluar një dokument voluminoz prej 120 faqesh ne të cilin ai analizon në mënyrë të detajuar të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe përputhshmërinë me kriteret e Kopenhagenit. Ndër to siç edhe është paralajmëruar disa herë, të një rëndësie të veçantë janë kriteret politike, ku duket se në pjesën më të madhe të tyre Shqipëria ka ngelur në klasë.
”Efikasiteti dhe qëndrueshmëria e institucioneve demokratike nuk është përmbushur në mënyrë të kënaqshme. Institucionet dhe procedurat parlamentare nuk funksionojnë si duhet” vëren komisioni sipas të cilit “Parlamenti nuk ushtron mbikqyrje efektive dhe kontroll mbi qeverinë. Dialogu politik është konfrontues dhe jo konstruktiv, jo vetëm për shkak të ngërcit politik që zgjat që prej zgjedhjeve të 2009”. Qeveria dhe opozita ndajnë përgjegjësinë për arritjen, përmes një rruge transparente dhe në respekt të kushtetutës, zgjidhjet e duhura për ecjen e vendit drejt integrimit europian, cilëson Komisioni. Situata aktuale politike sipas komisionit rrezikon polarizimin e thellë dhe të tejzgjatur me pasoja serioze përsa i përket aftësisë së klasës politike për arritjen e kompromisit dhe gjetjen e konsensusit për reformat kyce.

e diel, 8 gusht 2010

Përpjekje për ndryshim të rezolutës serbe

OKB
Rezoluta serbe u paraqit në Nju Jork më pak se një javë pas mendimit të dhënë nga GJND-ja

Përpjekjet për ndryshimin e projekt rezolutës serbe që u dorëzua në OKB, vetëm një javë pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë, vlerësohet të kenë hyrë në një fazë të ndërlikuar.
Autoritetet serbe, megjithëse janë deklaruar të hapura për diskutime, kanë këmbëngulur në qëndrimin e mos përfshirjes së vendimit të GJND-së në tekstin e projekt rezolutës së tyre përveç, siç thuhet, marrjes në dijeni të këtij mendimi.
BE-ja thotë se është në dijeni të projekt rezolutës serbe dhe zyrtarë të saj kanë deklaruar se po bëjnë përpjekje për të bashkërenduar qëndrimet me Beogradin zyrtar për ndryshime në përmbajtjen e saj, duke insistuar në njohjen e vendimit të GJND-së dhe hapjen e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, për çështjet e interesit të përbashkët, por jo edhe të statusit të Kosovës.

e premte, 6 gusht 2010

Bisedimet për statusin e Kosovës dhe kufijtë aktualë të saj kanë përfunduar!



Philip Parham
Britania angazhohet për dialog Kosovë-Serbi për çështje praktike
Zëvendës-shefi i misionit britanik në OKB, ambasadori Philip Parham, i tha BBC-së se bisedimet për statusin e Kosovës dhe kufijtë aktualë të saj kanë përfunduar.
Ai tha se ky është qëndrim i Britanisë së Madhe dhe i shumicës së vendeve anëtare të BE-së dhe shtoi se pas vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është hapur një fazë e re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe me BE-në.
Ambasadori Parham tha se qeveria e vendit të tij angazhohet për një dialog mes Prishtinës e Beogradit që do të ndihmojë në përmirësimin praktik të gjendjes përmes bashkëpunimit mes dy shteteve për çështje praktike.
Në intervistën dhënë BBC-së, ambasadori Parham tha se ishte i zhgënjyer me rezolutën serbe të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, meqë 'nuk u bënë konsultime paraparake me BE-në'.
Ai shfaqi shpresën për arritjen e një pajtimi për një rezolute të përbashkët që 'do të respektojë mendimin e GJND-së për Kosovën'.
Me ambasadorin Philip Parham bisedoi korrespondenti i BBC-së në Prishtinë, Arbër Vllahiu.

BBC: Zoti ambasador, mbledhja e fundit e KS të OKB-së sërish ka vënë në pah dallimet e thella në mesin e vetë anëtarëve të tij për çështjen e Kosovës. A ia vlen të vazhdohet me mbledhje të tilla, marrë parasysh këto lloj ndarjesh brenda KS të OKB-së?

e mërkurë, 4 gusht 2010

Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit
Mbledhja e KS të OKB-së u përqëndrua në mendimin e GJND-së
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka debatuar, mes përplasjesh, për Kosovën, për herë të parë që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë.
Edhe seanca e të martës e KS të OKB-së mbi Kosovën ka kaluar në përplasje të thellë mes përfaqësuesve të Prishtinës e Beogradit nga njëra anë dhe vendeve anëtare që e kanë njohur Kosovën dhe atyre që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.
Debati në Këshillin e Sigurimit u përqëndrua në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilin Kosova nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së saj.
Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, e ka cilësuar vendimin e gjykatës si mundësi për keqinterpretim të rrezikshëm dhe ka vlerësuar se ajo nuk i jep të drejtën Kosovës për t'u shkëputur dhe për pavarësi.
Ai tha se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia do të provojë që me mjete diplomatike të ruajë tërësinë tokësore të saj.
Ndërkohë, ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se vendimi i GJND-së nuk ka lënë hapësirë për paqartësi dhe ka bërë thirrje për njohjen ndërkombëtare të saj.

Veton Surroi: Kërkesa për rezolutë e gabuar

Veton Surroi
Z.Surroi thotë se është gabim strategjik të kërkohet rezolutë e re

Veton Surroi, kryetar i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme dhe publicist i njohur e ka quajtur gabim strategjik kërkesën e Prishtinës zyrtare për një rezolutë të re për Kosovën. Sipas tij mendimi i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konsumuar Rezolutën 12-44 dhe Kosova nuk duhet të ketë më punë me Këshillin e Sigurimit.
Duke folur për BBC-në ai tha se kërkesa e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, për autonomi të serbëve në Kosovë, është e paqendrueshme, me vendimin e dhënë nga GJND-ja çështja e Kosovës tashmë është e mbyllur.
Me zotin Surroi bisedoi Seladin Xhezairi dhe fillimisht e pyeti se cili ishte komenti i tij për mbledhjen së martës të Këshillit të Sigurimit?

V.Surroi: Më duket se debati ishte i sforcuar, ishte pothuajse i panevojshëm dhe i inicuar nga Serbia dhe gjegjësisht Rusia për të krijuar një përshtypje të re, një riinterpretim të një mendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i cili ishte fare i qartë.

BBC: Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u vu re se krahas Shteteve të Bashkuara, tani edhe aleatët e tjerë të Kosovës, kryesisht nga Evropa, kanë përshkallëzuar kritikat në adresë të Beogradit. A mos po gjendet tani Serbia në një situatë edhe më të palakmueshme, që do ta detyronte atë të gjejë gjuhë të përbashkët me vendet e BE-së lidhur me projektrezolutën tashmë të paraqitur në selinë e Kombeve të Bashkuara?

e hënë, 2 gusht 2010

Prishtina dhe Beogradi, duhet të dialogojnë drejtpërdrejtë.


 

 
BE
Belgjika ka presidencën e radhës të Bashkimit Evropian
Ministri i jashtëm i Belgjikës,Steven Vanackere, vendi i të cilit ka presidencën e Bashkimit Evropian, i tha BBC-së se nuk janë shuar të gjitha gjasat që të arrihet një konsensus me Beogradin për një projektrezolutë të përbashkët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ai tha se BE-ja dëshiron që të arrijë një pajtueshmëri për disa ndryshime në tekstin e projektrezolutës serbe, që çojnë kah logjika e një rezolute jokonfrontuese në Asamblenë e Përgjithshme.
Qeveria e Serbisë ka dorëzuar në OKB një projektrezolutë, e cila ka ngjallur reagimin e një numri vendesh të BE-së dhe SHBA-së.
Ajo kërkon hapjen e një dialogu me Prishtinën për të gjitha çështjet e hapura.
Megjithëse nuk e përmend drejtpërdrejt statusin, projektezoluta serbe vlerëson se shkëputja e e një terrotori nuk është i pranueshëm për 'zgjidhje territoriale'.
Ministri i jashtëm belg tha se nuk janë të dobishme idetë për bisedime rreth statusit të Kosovës, por vlerësoi se një dialog politik mes Prishtinës e Beogradit duhet të vendoset për çështje praktike me interes të përbashkët.

e diel, 1 gusht 2010

Athina mund të luajë rol për një dialog të drejtpërdrejtë Prishtinë-Beograd

Zëvendësministri i punëve të jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas, tha sot në Prishtinë se vendi i tij mund të ndihmojë në vendosjen e një dialogu të hapur mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai tha se Greqia ka një rol të veçantë në perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit. Zoti Droutsas takoi në Prishtinë kryeministrin Thaçi dhe presidentin Sejdiu, pas takimeve në Beograd me zyrtarë të lartë serbë. Ai tha se vendimi për njohjen e pavarësisë së një vendi është e drejtë e veçantë e secilit shtet.
Nga voanews

e diel, 25 prill 2010

Liberalizimi i vizave: Shqipëriα sërish bishti i Evropës!


Shqiperia ka permbushur plotesisht vetem nje nga kater blloqet e udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Ne dy te tjera ajo vleresohet se pergjithesisht objektivat jane arritur dhe ne nje tjeter se eshte permbushur vetem pjesa me e madhe e objektivave. Ky eshte perfundimi i raportit te Komisionit Europian.  Per Bosnjen komisioni europian ka vleresuar se ajo ka permbushur plotesisht 3 nga kater blloqet dhe vetem ne njerin prej tyre ka permbushur shumicen e objektivave.

Pak ditë më parë ministri jashtëm Ilir Meta deklaroi se Shqipëria kishte bërë “Progres spektakolar në të katër blloqet dhe të gjitha detyrimet teknike për ne janë të përmbushura”. Jo vetëm ai por edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë të angazhuar në procesin e liberaizimit të vizave kanë këmbëngulur se detyrimet e parashikuara në udhërrëfyes janë realizuar.

e premte, 16 prill 2010

Propozim i ri për vizat për Shqipërinë

Parlamenti Evropian ka shqyrtuar një propozim të raporteres së posaçme për çështjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përfshirë Shqipërinë dhe Bosnjen në regjimin pa viza të BE-së menjëherë sapo të plotësojnë kushtet.
Autorja e propozimit, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, tha në një intervistë për BBC-në se ajo shpresonte të arrihej një konsensus me Komisionin Evropian që Shqipëria e Bosnja të mos u nënshtrohen procedurave të gjata legjislative edhe njëherë, por ato të përfshihen në regjimin pa viza automatikisht sapo Komisioni të jetë i kënaqur se kanë plotësuar kushtet.
Ajo tha se, nga informacionet e saj, këto dy vende kanë bërë përparime të konsiderueshme në plotësimin e kushteve.
Zonja Fajon propozon gjithashtu që Komisioni t'i japë edhe Kosovës një pespektivë të qartë për përfshirjen në këtë regjim.
Ilir Nishku i BBC-së bisedoi me raporteren e Parlamentit Evropian Tanja Fajon.
BBC: Çfarë propozon Parlamenti Evropian për vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën?
 Në projektraportin tim unë po përpiqem të shtoj edhe Bosnjë e Hercegovinën dhe Shqipërinë në rregullat e propozuara nga Komisioni Evropian në korrik, kur këto dy vende u lanë jashtë.
Raporterja Tanja Fajon