Po shfaqen postimet me emërtimin Refugjatë. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Refugjatë. Shfaq të gjitha postimet

e hënë, 21 shkurt 2011

Libia kërcënon tu hapë rrugë refugjatëve



Libia ka kërcënuar se nuk do të ndihmojë në pengimin e refugjatëve të tjerë nga Afrika, që përqiqen të shkojnë në Evropë. “Në qoftë se Bashkimi Evropian vazhdon të inkurajojë demonstrues pro-demokracisë, Libia do t’i japë fund bashkëpunimiit në çështjen e refugjatëve”. Këtë njoftoi agjencia e lajmeve Reuters , dje të dielën,  se i është bërë shumë e qartë ambasadorit hungarez në Tripoli nga diplomatët vendas.
Pavarësisht nga ky kërcënim i qartë i diplomatëve libianë, Ministrja e Jashtme e BE, Catherine Ashton bëri thirrje për dhënien fund të dhunës. “Duhet të fillojë menjëherë një dialog”, u tha ajo gazetarëve.

e mërkurë, 16 shkurt 2011

Ministri i Brendshëm gjerman kundër pranimit të refugjatëve tunizianë


Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière e refuzon kategorikisht pranimin e refugjatëve tunizianë në Gjermani. Qeveria gjermane ka pranuar vitin e kaluar rreth 40.000 azilkërkues, Italia nga ana tjetër as 7.000, tha de Maizière në kanalin e dytë televiziv gjerman ZDF. Gjermania nuk mund të zgjidhë tërë problemet e botës, plotësoi politikani demokristian. Në të njëjtën kohë de Maizière u bëri thirrje tunizianëve, që pas rrëzimit të presidentit Zine El Abidine Ben Ali në mes të janarit të përfshihen në ndërtimin e strukturave demokratike dhe të mos largohen nga vendi. Më shumë se 5.000 refugjatë me anije nga Tunizia mbërritën ditët e kaluara në ishullin mesdhetar italian Lampedusa.