Qeveria e përkohëshme e Tunizisë, miratoi sot amnistinë e përgjithshme për të burgosurit politikë dhe dekreti përkatës pritet të jepet për shtyp “ditët e ardhëshme”, deklaroi sot zëdhënësi i saj Tagieb Bakus, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
Qeveria e parë e përkohëshme kishte deklaruar një projekligj për amnistinë e përgjithshme në 20 Janara, gjashtë ditë pas rënies së regjimit të Ben Ali. Javën e kaluar Parlamenti dhe Kongresi, miratuanligjin me të cilin i japin të drejtën presidentit të përkohëshëm Fued Mebazaa të qeverisë me dekrete, duke anashkaluar parlamentin.




