Po shfaqen postimet me emërtimin Rusi. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Rusi. Shfaq të gjitha postimet

e premte, 25 shkurt 2011

Të pushkatojmë të pastrehët, propozon kryebashkiaku i Vladimir Putin!


Kryebashkiaku i qytetit Cita, një qytet në Rusi me 300.000 banorë, bëri bujë të madhe sot pasi deklaroi se “i vjen keq që nuk mund të pushkatojë të pastrehët, një problem që rritet vazhdimisht në vend dhe që autoritet vazhdojnë ta shohin me indiferentizëm.
Pas një pyetjeje që iu bë nga deputetë të zonës për masat që mendonte të merrte për numrin në shtim të të pastrehëve në Cita, Kryebashkiaku Anatoli Milahef u përgjigj: “për fat të keq nuk kemi mundësinë të pushkatojmë të pastrehët dhe as mundësin penale për ta aritur këtë”.

e enjte, 10 shkurt 2011

Rusi: 950 oficerë të forcave të sigurimit u dënuan në 2010-ën për çështje korrupsioni




Nëntëqind e pesëdhjetë oficerë të shërbimeve ruse të sigurimit dhe të ushtrisë ruse, u dënuan gjatë vitit 2010, për çështje korrupsioni, sikurse njoftoi sot prokuroria ushtarake e vendit.

“Vitin e kaluar u shënuan më shumë se 9.000 shkelje të ligjshmërisë që lidheshin me çështje korrupsioni në të gjitha instancat e forcave të sigurimit”, deklaroi nënkoloneli Konstandin Beljaev, përgjegjës i sektorit për luftën kundër korrupsionit i prokurorisë ushtarake, sikurse transmetoi agjencia Interfax.