Po shfaqen postimet me emërtimin Günther Oettinger. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Günther Oettinger. Shfaq të gjitha postimet

e diel, 13 shkurt 2011

SHBA dhe BE shprehin shqetësim për dhunën në Parlamentin shqiptar



Në Shqipëri ambasada amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Europian shprehën shqetësimin e thellë për situatat e dhunës në parlamentin shqiptar dy ditë më parë
Gjatë seancës të së enjtes, deputeti i shumicës Edi Paloka pati një përplasje me deputetin e opozitës Paulin Stërkaj i cili i hoqi me forcë mikrofonin nga dora, ndërsa më pas deputeti tjetër socialist Armando Prenga e qëlloi me grusht.
“Populli shqiptar pret nga anëtarët e parlamentit të sillen me pjekuri, veçanërisht në situatën e tanishme, të tregojnë respekt për kolegët dhe institucionin e parlamentit”, shkruhet në deklaratën e përfaqësisë amerikane dhe asaj të Bashkimit Europian.
“Mosmarrëveshjet mes partive duhet të zgjidhen përmes dialogut civil” përfundon deklarata.


e enjte, 10 shkurt 2011

Komisioneri i BE-së për energjinë Oettinger llogarit me çmime më të larta për rrymën elektrike



Për arsye të zgjerimit të planifikuar të rrjeteve energjetike evropiane qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të përgatiten për çmime më të larta të rrymës elektrike. Bëhet fjalë për një deri dy cent më shumë për kilovatorë, tha komisioneri gjerman për energjinë Günther Oettinger në gazetën “Hamburger Abendblatt”. Kështu mund të financohen lidhjet dhe kapacitetet akumuluese, tha ai.
Për një familje katëranëtarëshe shpenzimet e rritura arrijnë rreth 90 euro në vit. Me zgjerimin përtejkufitar të rrjeteve BE-ja do të garantojë furnizimin afatgjatë me energji dhe furnizimin me një pjesë më të madhe me energji të ripërtëritshme.