Po shfaqen postimet me emërtimin parlament.Shqipëri. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin parlament.Shqipëri. Shfaq të gjitha postimet

e hënë, 21 shkurt 2011

Shqipëri: Hapen 1137 vende të reja pune në administratë



Mundësi punësimi në kohë të vështira!
Gjithçka bëhet e mundur nga qeveria shqiptare e cila ka nxjerrë vendimin për hapjen e vendeve të punës për 1137 punonjës me kontratë të përkohshme.
Ky kontigjent do t’i shtohet administratës shtetërore për vitin 2011, duke u pozicionuar në disa prej njësive të qeverisjes qendrore.

Nis “de facto” fushata elektorale në Shqipëri



Në Jug të Shqipërisë  subjektet politike  kanë nisur aktivitetet paraelektorale për zgjedhjet  e pritshme vendore të 8 majit. Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi në Gjirokastër  një takim me përkrahësit e saj . Kryetari i kësaj partie Ilir Meta  vlerësoi se zgjedhjet vendore janë momenti që e afrojnë më shumë politikën me   qytetarët.
Zoti Meta  i cili po hetohet nga prokuroria  nën dyshimet  se ka bërë presion për të marrë ryshfet ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, në një video të regjistruar nga ky i fundit, u qëndroi larg komenteve për këtë çështje. Ai u tha përkrahësve të tij në Gjirokastër se  ”LSI ka ndezur motorët për të arritur sukses në zgjedhjet vendore duke nisur përcaktimin e kantidatëve më të mirë”.

e diel, 13 shkurt 2011

SHBA dhe BE shprehin shqetësim për dhunën në Parlamentin shqiptar



Në Shqipëri ambasada amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Europian shprehën shqetësimin e thellë për situatat e dhunës në parlamentin shqiptar dy ditë më parë
Gjatë seancës të së enjtes, deputeti i shumicës Edi Paloka pati një përplasje me deputetin e opozitës Paulin Stërkaj i cili i hoqi me forcë mikrofonin nga dora, ndërsa më pas deputeti tjetër socialist Armando Prenga e qëlloi me grusht.
“Populli shqiptar pret nga anëtarët e parlamentit të sillen me pjekuri, veçanërisht në situatën e tanishme, të tregojnë respekt për kolegët dhe institucionin e parlamentit”, shkruhet në deklaratën e përfaqësisë amerikane dhe asaj të Bashkimit Europian.
“Mosmarrëveshjet mes partive duhet të zgjidhen përmes dialogut civil” përfundon deklarata.