Po shfaqen postimet me emërtimin SHBA. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin SHBA. Shfaq të gjitha postimet

e enjte, 17 shkurt 2011

Gates: “Shumë të vogla” mundësitë për mbylljen e Guadanamos



Ministri amerikan i Mbrojtjes Robert M. Gates deklaroi sot se mundësitë për mbylljen e bazës ushtarake të Guadanamos janë “të vogla, tepër të vogla”, duke patur parasysh se shumica në Kongres i përket opozitës.
Barack Obama nuk ka mundur deri tani të mbajë premtimin për mbylljen e Guadanamos por Shtëpia e Bardhë theksoi këtë javë se “presidenti ngelet i angazhuar për këtë”.
Deputetë amerikanë kanë penguar mundësinë e transferimit të të dyshuarve për terrorizëm në SHBA me qëllim që të gjykohen.

e martë, 15 shkurt 2011

Julian Asanz denoncon ndërhyrjen amerikane



Julian Asanz akuzon ndërhyrjen e SHBA-së, e cila kërkoi nga Twitter-i ti jap të dhëna personale të tre personave, që kishin llogari në mjetin e komunikimit publik, me qëllim për të përfituar inforamacion nga Wikileaks ose nga ndërtuesi i saj.
Gjykata Ferderale në Aleksandri (në lindje të Virxhinias) do kontrollojë sot vlefshmërinë e urdhërit të gjykatës me të cilin kërkohet nga Twitter-i të jap të dhëna për deputeten nga Islanda Brigita Jonsdotir, për analistin amerikan Xheikob Aplbaum si dhe për hollandezin Rop Gongrip, bashkëpuntor i Wikileaks.

e diel, 13 shkurt 2011

SHBA dhe BE shprehin shqetësim për dhunën në Parlamentin shqiptar



Në Shqipëri ambasada amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Europian shprehën shqetësimin e thellë për situatat e dhunës në parlamentin shqiptar dy ditë më parë
Gjatë seancës të së enjtes, deputeti i shumicës Edi Paloka pati një përplasje me deputetin e opozitës Paulin Stërkaj i cili i hoqi me forcë mikrofonin nga dora, ndërsa më pas deputeti tjetër socialist Armando Prenga e qëlloi me grusht.
“Populli shqiptar pret nga anëtarët e parlamentit të sillen me pjekuri, veçanërisht në situatën e tanishme, të tregojnë respekt për kolegët dhe institucionin e parlamentit”, shkruhet në deklaratën e përfaqësisë amerikane dhe asaj të Bashkimit Europian.
“Mosmarrëveshjet mes partive duhet të zgjidhen përmes dialogut civil” përfundon deklarata.


e mërkurë, 9 shkurt 2011

Nesër takimi i Matthew Nemetz me përfaqësues të Greqisë dhe FYROM



Takim për çështjen e emrit të FYROM-it do të kenë nesër në New York përfaqësuesit e Greqisë dhe të FYROM-it me të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Matthew Nemetz.
Sikurse bëri të ditur zëdhënësi i Sekretarisë së OKB-së, nuk është përcaktuar ende ora ekzakte dhe pas takimit do të jepet deklaratë shtypi.