Po shfaqen postimet me emërtimin Iran. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Iran. Shfaq të gjitha postimet

e martë, 22 shkurt 2011

Dy anijet iraniane kaluan Suezin



Dy anije luftarake iraniane me drejtim shtetin Sirian kaluan dje nga kanali i Suezit dhe tashmë po i drejtohen portit të Sirisë.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror iranian, Al Alam.
“Dy anije luftarake kanë kaluar kanalin dhe po i drejtohen një porti sirian”, tha televizioni.
Izraeli e ka konsideruar si “një provokim” kalimin e anijeve luftarake iraniane, pasi është i pari që prej vitit 1979.

e mërkurë, 16 shkurt 2011

Iran: Maxhoranca kërkon dënimin me vdekje të udhëheqësve opozitarë



Në Iran, anëtarët e parlamentit po kërkojnë dënimin me vdekje për udhëheqësit e opozitës, që organizuan dje manifestime anti qeveritare në disa qytete të vendit. Ligjvënësit konservatorë thanë sot se udhëheqësit e opozitës, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karrobi duhet të gjykohen për kryengritje, shkelje që dënohet me vdekje.
Dy udhëheqësit reformatorë të opozitës kishin bërë thirrje për manifestimet e djeshme në Teheran dhe gjetkë për të treguar solidariteet me kryengritjet në vendet arabe kundër qeverive autoritare.
Opozita në Iran thotë se me sa duket forcat e sigurimit arrestuan qindra veprimtarë anti qeveritarë, duke shtypur kështu manifestimet e djeshme.