Po shfaqen postimet me emërtimin protestë. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin protestë. Shfaq të gjitha postimet

e mërkurë, 16 shkurt 2011

Iran: Maxhoranca kërkon dënimin me vdekje të udhëheqësve opozitarë



Në Iran, anëtarët e parlamentit po kërkojnë dënimin me vdekje për udhëheqësit e opozitës, që organizuan dje manifestime anti qeveritare në disa qytete të vendit. Ligjvënësit konservatorë thanë sot se udhëheqësit e opozitës, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karrobi duhet të gjykohen për kryengritje, shkelje që dënohet me vdekje.
Dy udhëheqësit reformatorë të opozitës kishin bërë thirrje për manifestimet e djeshme në Teheran dhe gjetkë për të treguar solidariteet me kryengritjet në vendet arabe kundër qeverive autoritare.
Opozita në Iran thotë se me sa duket forcat e sigurimit arrestuan qindra veprimtarë anti qeveritarë, duke shtypur kështu manifestimet e djeshme.

Jemen: Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit



Protestat e mijëra studentëve dhe avokatëve në kryeqytetin e Jemenit vazhdojnë për të dytën ditë me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh.
Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë e kanë penguar turmën që të tubohet në sheshin Al-Tahrir, ndërsa ditën e djeshme policia i shpërndau mijëra protestuesit që marshuan në kryeqytetin Sana.
Njëkohësisht, presidenti Saleh ka shtyrë vizitën e planifikuar për në Shtetet e Bashkuara, për t’u përballur me sfidat që i kanosen nga protestuesit në vendin e tij.

e diel, 13 shkurt 2011

Në protestë policët egjiptianë



Qindra policë egjiptianë, protestuan sot në qytetin Ismailija, një qytet i madh që ndodhet në Kanalin e Suezit, për korrupsionin në radhët e policisë duke akuzuar eprorët e tyre se u dhanë urdhër të qëllojnë mbi demonstruesit.

Policë me uniformë dhe pjestarë të policisë sekrete, zhvilluan protestën në bulevardin qendror të qytetit me thirrjen “ popull dhe polici, bashkë”.
Policia, që ndodhet në një periudhë të vështirë për të dhe nuk gëzon popullaritet, u bë e urryer për popullin pas përleshjeve të përgjakshme me demonstruesit. Policia akuzohet gjithashtu se, la të lirë të burgosur në të gjithë vendin, duke detyruar qytetarët të vetorganizohen për të përballuar plaçkitjet dhe akte të tjera kriminale.