Po shfaqen postimet me emërtimin Shoqërore. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Shoqërore. Shfaq të gjitha postimet

e enjte, 10 shkurt 2011

Vazhdon “tortura” nga grevat e makinistëve të MTP



Vazhdon nesër “tortura” e qytetarëve të Athinës nga greva e makinistëve të Mjeteve të Transportit Publik.
Kështu, nuk do të kryejnë nesër iteneraret e zakonshme nga fillimi i turnit dhe deri në orën 8:00 të mëngjesit METRO-ja dhe Elektriku.
Frenat e dorës ngrehin autobusat blu prej orës 11:00 deri në 15:30.
Pushim nga puna prej orës 11:00 deri më 15:00 do të kryejnë punonjësit e trolejve dhe të tramvajit.
Vështirësia në qarkullim pritet të rritet në orën 11:30, orë ku punonjësit e MTP do të grumbullohen në Omonia, nga ku do të marshojnë drejt ministrisë së Transporteve.

e martë, 8 shkurt 2011

J.Petalotis për emigrantët: “Qëndrimi i qeverisë nuk ndryshon, nuk do të ketë ligjërime masive”



“Eshtë në fuqi pozicioni ynë se nuk do të ketë asnjë ligjërim masiv ose të veçantë, pa përmbushje të dispozitave ligjore dhe nuk do të sprapsemi sepse asnjë veprim nuk mund të përmbys ligjshmërinë e veprimeve të shtetit grek”.
Këtë theksoi zëdhënësi i qeverisë  Jorgos Petalotis pasi u pyet – me rastin e konsultës ndërministrore të mbikqyrur nga  kreminsitri për emigrantët – nëse qeveria kërkon ndonjë formulë për ligjërimin e emigrantëve që plotësojnë kushtet juridike, por nuk munden të mbledhin ditët e nevojshme të punës për të rinovuar lejen e qëndrimit.
“Çdo çështje tjetër ekziston, natyrisht që analizohet por pa patur diçka konkrete dhe natyrisht duke mbajtur parasysh interesat shoqërore dhe ligjshmërinë të cilën me asnjë mënyrë nuk do pranojmë që të shkelet”, nënvizoi.


e shtunë, 22 janar 2011

Është krim të jesh opozitar?


Nga Mustafa Nano
Ora është 19.30. Agjencitë e huaja të lajmeve kanë zënë ta vënë si lajm të parë atë që ndodhi sot në Tiranë. Ndërsa ne të këtushmit jemi duke bërë bilancin e ditës. Janë tre të vrarë. Policia shqiptare pra ka vrarë tre vetë. Dhe ka lënduar disa dhjetra. Deri tani nuk ka folur asnjë nëpunës i shtetit, aq më pak ndonjë dinjitar i lartë, për këta tre shqiptarë, që nuk jetojnë më. Askush nuk jep një version zyrtar të ngjarjeve tragjike; askush nuk shpjegon rrethanat; askush nuk shkon në spital të interesoshet për të plagosurit. Dhe nuk ka se si të shkojë, pasi ata shqiptarë janë vrarë e plagosur për krimin e vetëm që kanë qënë opozitarë. Në vitin 2011 në Shqipëri është krim të jesh opozitar. Por vini re: jo krim që ndiqet penalisht në shkallët e sallat e gjykimit, por krim që ndëshkohet aty për aty, me vendim snaiperash. Nuk është kështu, zotërinj të policisë? Na jepni versionin tuaj, atëherë! Na shpjegoni pse u vranë këta të tre! Çfarë ishin duke bërë kur u vranë? Ishin duke linçuar ndokënd? Kishin vënë poshtë ndonjë polic, dhe po e mbysnin apo po i zinin frymën? Duhet një shpjegim. Duhet shpjegimi, jo për të marrë vesh ndonjë rrethanë që justifikon egzekutimin e tre shqiptarëve (nuk ka rrethana të tilla në ngjarjen e sotme; vërtet, është e përligjur të vrasësh dikë që po qëllon me gurë kundër policëve?), por për të marrë vesh se vrasjet janë bërë me logjikë të ftohtë kriminale.

e mërkurë, 11 gusht 2010

Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?



Homoseksualet shqiptarë jetojnë kohë të vështira: mospranimi në një shoqëri konservatore u hap rrugën diskriminimit, dhunës fizike dhe vetëvrasjeve.

"Kam bezdi kur kam afër ndonjë homo, me thënë të drejtën nuk e duroj dot, më vjen t'i fus një dru të mirë. Dreqi e mori çfare meshkujsh janë ata. Ta shpifin, nuk i shoh dot me sy."  Ky burrë tiranas nuk është i vetmi që mendon kështu.
Bezdia, neveria, mospranimi  janë shfaqjet më të hasura të homofobisë se burrave në Tiranë. Kur në metropolin e vendit, që ka një mendësi më të hapur, ka një perceptim të tillë të burrave ndaj pjesës së tyre homoseksuale, kuptohet sesi ai radikalizohet në qytete të tjera dhe në provinca të mbyllura të Shqipërisë. Nga ana tjetër një qëndrim i tillë i vetë burrave ndaj  homoseksualitetit është një barometër për gjithë shoqërinë, shigjeta e të cilit arrin ngjyrën e kuqe të alarmit.

Sekret dje, e fshehtë sot