Po shfaqen postimet me emërtimin Arabia Saudite. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Arabia Saudite. Shfaq të gjitha postimet

e mërkurë, 9 shkurt 2011

Α. Biberaj: Berisha duhet të ikë, Topi lideri i ardhshëm i PD-së



Largimi i Sali Berishës nuk është më vetëm një kërkesë e opozitës, por ka nisur të artikulohet qartë edhe nga vetë demokratët. I ftuar në emisionin “Zip”, Aleksandër Biberaj ka hedhur emrin e Bamir Topit, si lider i ardhshëm i të djathtës.
Madje sipas tij, Sali Berisha po e çon Partinë Demokratike drejt humbjes në zgjedhjet e pritshme vendore. Biberaj e ka cilësuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar thjesht një ndryshim te vendit, ku kryeministri mbajti konferencën e radhës. Ai deklaroi se “edhe pse memorandumi i Mustafajt mori vetëm votën e tij dhe te Oketës, në fakt ka me dhjetëra mbështetës te tjerë brenda te djathtës, që zgjedhin te heshtin, pasi i tremben përjashtimit”.
Sipas Biberajt, “për të mbajtur pushtetin e vet Sali Berisha, po shton edhe kostot e gabimeve të LSI, duke ngjallur pakënaqësi në bazë”. Për Biberajn “duhet të marrë fund kjo mënyrë qeverisjeje që bën pazare për llogari të një grushti të ngushtë njerëzish”.
Megjithatë, Biberaj ka mohuar, te paktën për momentin, krijimin e një partie të re nga mendjet ndryshe brenda PD-së.

e martë, 8 shkurt 2011

Arabia Saudite: Fushatë në Facebook për zbatimin e reformave politike, shoqërore dhe ekonomike



Një grup saudarabësh nisi fushatë në Facebook për zbatimin e reformave politike, shoqërore dhe ekonomike në Arabinë Saudite, ku kërkohet vendosja e monarkisë Kushtetuese.
Grupi, që numëron rreth 2000 anëtarë, titullon fushatën “populli kërkon reformimin e sistemit”, duke parapelizuar thirrjen kryesore të demonstruesve egjiptianë “populli kërkon rënien e sistemit”. Në manifest bëhet lutje për vendosjen e “monarkisë demokratike” dhe “zhvillimin e zgjedhjeve”.
Monarkia totalitare e Arabisë Saudite, organizoi në vitin 2005 zgjedhjet e para plotësuese në historinë e vendit, pa pjesmarrjen e grave.