Po shfaqen postimet me emërtimin Egjipt. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Egjipt. Shfaq të gjitha postimet

e enjte, 17 shkurt 2011

Egjipt, konfirmohen zyrtarisht 365 viktima gjatë trazirave



Afro 365 vetë janë vrarë gjatë kryengritjes 18 ditëshe antiqeveritare, bëri sot të ditur  Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit.
Kjo është edhe shifra e parë zyrtare,  paraqitur nga qeveria, pas përmbysjes së regjimit 30 vjeçar të  Hosni Mubarakut në Egjipt.
Ministri i Shëndetësisë, Sameh Farid, tha se kjo është vetëm shifra preliminare e civilëve të varë dhe në të nuk përfshihen pjesëtarët e policisë ose të burgosurit.

Sipas mediave shtetërore, shkollat dhe universitetet publike në Egjipt do të qëndrojnë  të mbylluara deri më 27 shkurt, ndërkohë që protestat dhe grevat nuk kanë reshtur.
Në to marrin pjesë edhe nëpunësit e bankave që prej ditës së hënë, të cilët reagojnë ndaj korrupsionit dhe shpërdorimeve qeveritare.

e martë, 15 shkurt 2011

“Al Masry – Al Youm”: Në gjëndje kome Mubaraku



Me një reportazh në faqen e parë gazeta egjiptiane “Al Masry – Al Youm”, thotë se shëndeti i ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak është në gjendje kritike dhe ka shumë mundësi që ai të ketë rënë në gjendje kome.
Sipas gazetës, Mubaraku ka pësuar tronditje të madhe psikike pas dorëheqjes së tij, ai  humbi  ndjenjat dhe i ranë të fikët, ndërsa dy herë u mundaua të filmonte fjalimin e tij të fundit të enten e kaluar me të cilin i drejtohej popullit egjiptian.
Të njëjtën gjë pohoi pak më parë  edhe versioni elektronik i gazetës “Al Ahram”, duke cituar burime jozyrtare.
Megjithatë informacioni ende nuk është përgënjeshtruar.

e diel, 13 shkurt 2011

Tregjet ndërkombëtare e presin pozitivisht dorëheqjen e presidentit Mubarak



Pozitiv ishte reagimi i bursave evropianoperëndimore me largimin e Mubarak-ut nga presidenca e Egjipit, “me investorët, sikurse vihet re gjithmonë, të rivijnë në një rishikim më ekonomik të ngjarjeve, pas zgjidhjes së ndonjë paqartësie politke”, sikurse theksoi shumica e analistëve. Pati pozicionime të përzgjedhura në aksionet e mallrave, dje.
Treguesit kryesor të tregjeve evropianoperëndimore, ndonëse kishin humbje gjatë seancës të ditës së djeshme, pas dorëheqjes së Mubarak-ut e mbyllën seancën e fundit të javës pozitivisht.

Në protestë policët egjiptianë



Qindra policë egjiptianë, protestuan sot në qytetin Ismailija, një qytet i madh që ndodhet në Kanalin e Suezit, për korrupsionin në radhët e policisë duke akuzuar eprorët e tyre se u dhanë urdhër të qëllojnë mbi demonstruesit.

Policë me uniformë dhe pjestarë të policisë sekrete, zhvilluan protestën në bulevardin qendror të qytetit me thirrjen “ popull dhe polici, bashkë”.
Policia, që ndodhet në një periudhë të vështirë për të dhe nuk gëzon popullaritet, u bë e urryer për popullin pas përleshjeve të përgjakshme me demonstruesit. Policia akuzohet gjithashtu se, la të lirë të burgosur në të gjithë vendin, duke detyruar qytetarët të vetorganizohen për të përballuar plaçkitjet dhe akte të tjera kriminale.

e premte, 11 shkurt 2011

Gjëndja ekonomike në Egjipt Gjatë Mubarak


Reagimet në botën Arabe pas dorëheqjes së Hosni Mubarak



Opozitari Mohamed el Baradey deklaroi, pas publikimit të dorëheqjes së Hosni Mubarakut se, dita e sotme është më e mira e jetës së tij.
“E prisnim për dhjetëvjeçarë këtë ditë. Presim me padurim të bashkëpunojmë me ushtrinë për të përgatitur zgjedhje të drejta dhe të lira. Pres me padurim periudhën tranzicionale gjatë së cilës ushtria do ndajë pushtetin me popullin”, deklaroi El Baradey për Reuters.

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, largohet nga Egjipti



Disa orë pasi deklaroi publikisht se nuk do të largohej nga pushteti deri në zgjedhjet presidenciale të shtatorit, Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak është larguar nga Egjipti. Lajmin e ka bërë publik rrjeti i njohur mediatik BBC, i cili bën të ditur se Presidenti egjiptian është larguar nga Egjipti bashkë me familjen e tij.
BBC thekson më tej se nuk dihet se në ç’vend ka shkuar Presidenti Mubarak, i cili as 24 orë më parë mbrëmjen e të enjtes deklaroi përballë popullit se nuk do të marrë parasysh asnjë thirrje nga jashtë, por do të qëndrojë në detyrë.

Presidenti Sarkozi u ndalon ministrave pushimet jashtë vendit



Sarkozi ka kritikuar dy rastet e fundit, të ndodhura me Kryeministrin dhe Ministren e Jashtme, të cilët kanë pranuar udhëtime dhe pushime falas në Egjipt dhe Tunizi, para se të shpërthenin revoltat popullore në të dy vendet. “Tani e tutje, anëtarët e qeverisë duhet të preferojnë Francën për pushimet e tyre”,- është shprehur Sarkozi me anë të një deklarate. Tashmë, ftesat e jashtëm do të autorizohen nga kryeministri dhe sektori diplomatik për të parë nëse ato janë në përputhje me politikën e jashtme të Francës.

e martë, 8 shkurt 2011

Arabia Saudite: Fushatë në Facebook për zbatimin e reformave politike, shoqërore dhe ekonomike



Një grup saudarabësh nisi fushatë në Facebook për zbatimin e reformave politike, shoqërore dhe ekonomike në Arabinë Saudite, ku kërkohet vendosja e monarkisë Kushtetuese.
Grupi, që numëron rreth 2000 anëtarë, titullon fushatën “populli kërkon reformimin e sistemit”, duke parapelizuar thirrjen kryesore të demonstruesve egjiptianë “populli kërkon rënien e sistemit”. Në manifest bëhet lutje për vendosjen e “monarkisë demokratike” dhe “zhvillimin e zgjedhjeve”.
Monarkia totalitare e Arabisë Saudite, organizoi në vitin 2005 zgjedhjet e para plotësuese në historinë e vendit, pa pjesmarrjen e grave.