Po shfaqen postimet me emërtimin Tragjedi. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Tragjedi. Shfaq të gjitha postimet

e premte, 11 shkurt 2011

Burg pa afat për gardistin e akuzuar për vrasje


Gjykata e Tiranës dha dje masën “burg pa afat”  për Agim Llupon  në postin e  Shefit të Shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës. Llupo u arrestua disa ditë më parë si i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në demonstratën e 21 janarit.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë u zhvillua me dyer të mbyllura. Sipas mediave shqiptare, avokati mbrojtës i Llupos, kërkoi një masë më të lehtë sigurie, pasi sipas tij për masën “arrest me burg” nuk ka prova të mjaftueshme.
Gjithashtu, mësohet se gjatë deklarimeve të tij, Llupo ka mohuar se ka qenë personi i futur në tunelin e kryeministrisë.

e shtunë, 22 janar 2011

6 arreste per vrasjen nga kryeministria!

TV NEWS24 fokuson pamjet e vrasjes së njërit prej protestuesve para derës së kryeministrisë. gjatë protestës së dhunshme anti-qeveritare të organizuar dje nga Opozita e Bashkuar para selisë së kryeministrisë në bulevardin "Deshmoret e Kombit". Ndërsa jashtë kangjella të kryeministrisë, (nga piramida) qëndrojnë demonstruesit nga brenda ambjenteve të selisë qeveritare qëllohet me armë. Nga mënyra se si ka rënë në tokë viktima, kuptohet se plumbi që i mori jetën të ketë ardhur nga brenda oborrit të kryeministrisë.

Kamera fokuson momentin kur një ushtar i ulur në gjunjë në krah të godinës së kryeministrisë qëllon me automatik dhe një demonstrues bië në tokë mbrapsht.
Burri bie në tokë pa ndenja dhe merret në krahë nga demonstruesit e tjerë. Viktima mendohet të jetë 42 vjecari nga Gjirokastra Ziver Veizi. Ndërkaq jo shumë metra larg tij, kamera e NEWS24 fokuson dhe një tjetër të ri të shtrirë buzë trotuarit, ndërsa të tjerët përpiqen të vijnë në ndihmë.


Tre të vdekur dhe 61 të plagosur rëndë është bilanci i përleshjeve të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Nga të plagosurit rëndë, por pa rrezik për jetën, janë 31 civilë dhe 27 policë. Viktimat jane Faik Myrto, 50-vjeç nga Fieri Ziver Veizi, 48 vjeç nga Gjirokastra Hekuran Deda nga Dibra. Mes të plagosurve është dhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ka marrë një plumb në krah.

PROKURORIA, URDHËR ARRESTI PËR 6 DREJTUES TË GARDËS 

e martë, 3 gusht 2010

Rusia po pengon hetimet e rrëzimit të aeroplanit me presidentin Kaczynski?


Zyrtarët polak po kërkojnë nga Rusia vënien në dispozicion të dokumenteve për të cilat thonë se janë të nevojshme në hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit që vrau presientin Lech Kaczynski.
Kryeministri Donald Tusk tha të henën se nderkohë që hetimet futen në fazën përfundimtare, bashkëpunimi me Rusinë është më i keq sesa ishte në fillim.       
Gazeta Wyborcza e Polonisë citon kryehetuesin Edmund Klich të thotë se Rusia nuk deshiron t’i vëjë materialet në dispozicion.Gazeta thotë se dokumentet në fjalë ose mund të konfirmojnë ose përjashtojnë se kontrollorët rus të trafikut ajror dhe paisjet e tyre mund të kenë luajtur rol.
Rrëzimi i aeroplanit me 10 prill në afërsi të qytetit rus Smolensk i mori jetën presidentit Kaczynski dhe 95 njerëzve të tjerë në bord. Besohet se mjegulla e dendur mund të ketë luajtur rol në përplasjen e avionit.
 Por hetuesit po shikojnë nëse zoti Kaczynski apo dikush tjetër në aeroplan kishte ushtruar trysni ndaj pilotëve që të provojnë uljen pavarësisht kushteve të këqija atmosferike.
VoaNews

e shtunë, 10 prill 2010

Presidenti polak vdes gjatë një aksidenti ajror dhe bashkë me të, të paktën 96 persona të tjerë.

Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski dhe dhjetra të tjerë humbën jetën në një aksident ajror në Rusi.

Zyrtarët polakë dhe ata rusë njoftuan se asnjë nuk kishte shpëtuar kur siç mendohet, avioni me të cilin udhëtonin u përplas në pemë kur po i afrohej gjatë një mjegulle të dendur, aeroportit Smolensk.
Në mesin e personave që humbën jetën janë shefi i ushtrisë polake, guvernatori i bankës qendrore dhe historianë të shquar.
Avioni po udhëtonte prej Varshavës për të shënuar 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku mijëra polakë u vranë nga forcat sovjetike.

Katastrofë shtetërore

Korrepondenti i BBC-së në Varshavë, Adam Easton thotë se aksidenti ishte një katastrofë për popullin polak.
Kryeministri i vendit, Donald Tusk njoftohet se ka qarë kur mori vesh lajmin.
Avioni i zotit Kaczynski ishte duke u perpjekur të ulej në aeroportin Smolensk, në kohë me mjegull kur u përplas në një pyll dhe mori flakë.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme polake, konfirmoi se nuk kishte të mbijetuar në mesin 88 personave në bord.
Me presidentin udhëtonte edhe bashkëshortja e tij 60 vjeçare Maria dhe disa zyrtarë të lartë të shtetit.
Ata shkonin në Smolensk për të marrë pjesë në 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku më shumë 20 mijë oficerë polakë u vranë nga policia sekrete sovjetike gjatë luftës së Dytë Botërore.
Avioni Tupolev i presidentit ishte prodhim i vitit 1960 dhe disa zyrtarë në të kaluarën kishin kërkuar që të zëvendësohej me një avion modern.

Lider antikomunist

Lech Kaczynski është në postin e presidentit që prej vitit 2005.
Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit.
Sëbashku me vëllain e tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj.
Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohet edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolikë si shumë njerëz në Poloni.
Përpara se të hynte në politikë, të dy vëllezerit njiheshin si artistë kinemaje kur ishin ishin fëmijë.
Më vonë ata u bën aktivë në lëvizjen që kontribuoi në rënien e komunizmit në Poloni në vitet 1980.

Reagime

Presidenti Dmitri Medvedev i Rusisë i ofroi ngushëllimet e ti Polonisë për tragjedinë.
Kryeministri Vladimir Putin, do të kryesojë hetimin që do të kryhet për shkaqet e aksidentit.
SHBA, ofroi ngushëllimet për atë që e cilësoi si një tragjedi të tmerrshme për Poloninë.
Bashkimi Evropian shprehu solidaritet me Poloninë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ishte thellësisht e shokuar nga ngjarja.
Kryeministri, Gordon Brown, shprehu trishtimin e tij dhe e përshkroi presidentin Kaczynski si një prej aktorëve të shquar në historinë moderne politike.
Edhe Tirana zyrtare iu bashkua mesazheve ngushëlluese të liderëve botërorë.
Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe vlerësimin për presidentin e ndjerë të Polonisë.

Nga BBC