Po shfaqen postimet me emërtimin Turizëm. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Turizëm. Shfaq të gjitha postimet

e premte, 11 shkurt 2011

Presidenti Sarkozi u ndalon ministrave pushimet jashtë vendit



Sarkozi ka kritikuar dy rastet e fundit, të ndodhura me Kryeministrin dhe Ministren e Jashtme, të cilët kanë pranuar udhëtime dhe pushime falas në Egjipt dhe Tunizi, para se të shpërthenin revoltat popullore në të dy vendet. “Tani e tutje, anëtarët e qeverisë duhet të preferojnë Francën për pushimet e tyre”,- është shprehur Sarkozi me anë të një deklarate. Tashmë, ftesat e jashtëm do të autorizohen nga kryeministri dhe sektori diplomatik për të parë nëse ato janë në përputhje me politikën e jashtme të Francës.

e martë, 8 shkurt 2011

Protestat në Egjipt dhe Tunizi, ndoshta favorizojnë lëvizjen turistike drejt Greqisë, sipas një gazete belge



Protestat në Egjipt dhe në Tunizi, pritet të favorizojnë lëvizjen turistike drejt Greqisë, shkruan sot gazeta belge Le Soir, duke shënuar se Tunizia përbën destinacionin e katërt të preferuar në Belgjikë dhe Egjipti të pestin.
“Këtë fundjavë , në Sallonin Turistik në Bruksel, dalluam se vizitorët kërkonin më shumë informacion  për Greqinë ose Turqinë”, shënoi drejtues i agjencisë Thomas Cook, duke nënvizuar megjithatë se, nga interesimi deri tek rezervimi i vendeve, janë disa faza. Tani, shënon gazeta, interesi është për pushimet dimërore, në lojnat dimërore. Rezervimet për pushimet verore realizohen gjatë muajve Mars- Prill. Sivjet, mund të realizohen edhe më vonë, për shkak të pushimeve të Karnavaleve (7-11 Mars) dhe të Pashkëve ( 11-25 Prill0, që sivjet përkojnë disi vonë.

E Majta Demokratike shpreh shqetësimin për lënien pezull të marrëveshjes trepalëshe për Parkun e Prespës



Shqetësimin e saj shpreh partia e Majta Demokratike, për mos zbatimin e marrëveshjes trepalëshe Greqi – Shqipëri – FYROM, ku parashikohet “Mbrojtja dhe Zhvillimi i Parkut të Prespës”. Sipas marrëveshjes në fjalë, të tre vendet u zotuan zyrtarisht të krijojnë, me mbështetjen energjike të BE, mekanizëm bashkëpunimi ndërkufitar për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin ekonomik të lagunës së Prespës.
Tre vendet dhe Bashkimi Evropian, detyrohen ligjërisht ,tashmë, për krijimin e strukturave të bashkëpunimit me qëllim zhvillimin e strategjive të përbashkëta dhe të zbatojnë masa, sa për mbrojtjen e ambientit aq edhe për aktivitetet njerëzore në zonë sikurse janë bujqësia, peshkimi, turizmi, infrastruktura etj. Gjithashtu, marrëveshja vë në plan të parë tema të rëndësisë së veçantë, siç janë menaxhimi i ujrave, përmbledhur edhe planifikimit të skemave për menaxhimin përfundimtar të ujrave rrjedhëse të lagunës, sikurse parashikon Udhëzimi Evropian për Ujrat, si dhe të ngritjes së grupit të punës për nxitjen dhe zabtimin efikas të kësaj teme të rëndësishme.

e diel, 11 prill 2010

Industria e turizmit në jug të Shqipërisë, optimiste për sezonin e ri


Operatorët turistikë në Jug të Shqipërisë shprehen optimistë për sezonin turistik të këtij viti. Agjencitë turistike  në Sarandë kanë nisur të përgatisin paketat turistike, ndërsa drejtuesit vendorë të turizmit thonë se edhe oferta turistike e qytetit këtë vit do të jetë më e mirë. Operatorët turistikë thonë se, kriza në ekonominë greke mund të ketë ndikim tek emigrantët që kthehen për pushime, ndërsa me pasoja për turizmin shihet edhe gjendja problematike e disa akseve rrugore ku po kryhen investime.