Fëmijët e emigrantëve nuk duhet të mbahen në ambientet e pritjes dhe izolimit, thekson Këshilltari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës Tomas Hammarberg.
Frikën dhe pasigurinë përjetojnë fëmijët e emigrantëve, që mbërritën të pashoqëruar ose me prindërit e tyre në shtetet Evropiane dhe mbahen në burgje ose në ambiente për pritjen e emigrantëve, edhe pse vet ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, nënvizon Këshilltari për të drejtat e njëriut të Këshillit të Evropës Tomas Hammarberg.
Në shumicën e rasteve, thekson, fëmijët e emigrantëve nuk kanë të drejtë të gëzojnë shërbime shëndetësore dhe arsimimi dhe janë të pambrojtur ndaj akteve të dhunës.
Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta statistike, analizat e shërbimeve të OKB-së dhe OJQ-ve vërtetojnë se mijra fëmijë emigrantësh vazhdojnë të mbahen sistematikisht, me gjithë vërejtjet e Këshillit të Evropës dhe Bashklimit Evropian, sqaron Këshilltari.












