e diel, 14 shkurt 2010

Protesta kundër projektit "Shkupi 2014"

Shoqata qytetare 'Zgjohu' nga Shkupi protestoi sot ne menyre simbolike mbi Uren e Gurit kunder projektit 'Shkupi 2014' qe parasheh ndertime klasike ne sheshin e kryeqytetit dhe perreth tij si dhe mjaft monumente, ku asnje prej tyre nuk i perket historise apo kultures shqiptare. Nderkohe, organizata joqeveritare maqedonase "Sheshi Liria" nuk doli ne proteste ashtu siç kishte paralajmeruar, pas akuzave nga partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruervski se keto protesta organizohen nga Lidhja Social Demokrate e opozites. Shqiptaret, nderkohe, kerkojne qe projekti te pasqyroje realitetin etnik, kulturor dhe fetar ne kryeqytetin e Maqedonise.

Voa News

e shtunë, 13 shkurt 2010

Gjykata e Hagës hedh poshtë kërkesën e Karaxhiçit për vetëmbrojtje


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës ka hedhur poshtë kërkesën e ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, për t’u paraqitur përpara gjyqit, pa avokatin e caktuar nga gjykata.
Karaxhiçi pati planifikuar që të mbrohej vetë në gjykatën e krimeve të luftës dhe ka apeluar vendimin e gjykatës që ka caktuar një avokat për të.
Gjyqi është përcaktuar që të mbahet në muajin mars. Karaxhiçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm për akuzat ku përfshihet gjenocid dhe krime ndaj njerëzimit gjatë konfliktit të viteve 1990 në Bosnje Hercegovinë.
Karaxhiçi i ka hedhur poshtë akuzat dhe nuk u paraqit në seancën e hapjes së gjyqit ndaj tij në muajin tetor, duke kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur.
64 vjeçari u kap në korrik të vittit 2008, afërsisht 13 vjet pas shpalljes si një prej personave më të kërkuar në botë.
Voa News

e premte, 12 shkurt 2010

Shtet i dështuar

Flamuri i Kosovës

Shpresat se pas pavarësisë Kosova do ta merrte veten, janë dëshmuar si jorealiste. Papunësia arrin 45%, investimet nga jashtë bien dhe për një farë kohe vendi do të konfrontohet me një regjim të rreptë vizash.

Më 17 shkurt është dyvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por si shumë banorë të republikës së re dhe bashkësia  ndërkombëtare nuk kanë shkak për të festuar. Shpresat se pas pavarësisë Kosova do ta marrë veten, janë dëshmuar si jorealiste. Papunësia arrin 45%, investimet nga jashtë bien dhe për një farë kohe vendi do të konfrontohet me një regjim të rreptë vizash, sepse qeveria nuk i ka plotësuar kushtet e BE-së. Kombi më i ri i botës mbetet i izoluar në botë; qytetarët afganë mund të shkojnë pa viza në 22 shtete, ndërsa kosovarët në pesë.
Statuja  
Statuja "NEWBORN" në Pristinë

Shtet i dështuar?

e enjte, 11 shkurt 2010

110 gazetarë të vrarë gjatë vitit të kaluar



110 gazetarë janë vrarë gjatë vitit të kaluar, njofton Instituti Ndërkombëtar i gazëtarëve, me seli në Vjenë. Është ky numri më i madh i vrasjeve të gazetarëve që nga viti 2000. Më së shumti gazetarë janë vrarë në Filipine, 38 reporterë. Pasojnë Meksika, Somalia, Pakistani, Kolumbia, Rusia dhe Hondurasi. Irani është vendi ku gjatë vitit të kaluar janë arrestuar më së shumti gazetarë. Gjatë periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe pas tyre, janë arrestuar më shumë se 100 reporterë dhe blogerë, bën të ditur Instituti.

Nga DW

Projekti për sigurinë e hapësirave detare në Shqipëri

Kompania e njohur amerikane Lockheed Martin përfundoi në Shqipëri Projektin për Sistemin e Vëzhgimit të hapësirës detare. Drejtuesit e forcave detare dhe ekspertët shqiptarë pohojnë se sistemi modern ka filluar të jape menjëherë rezultatet e para në mbikqyrjen e lëvizjeve të mjeteve lundruese në ujërat e Adriatikut dhe Jonit. 

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
http://www.youtube.com/watch?v=rM8aLYU6WK0

Marrë nga Zëri i Amerikës

Ekzekutime masive në Shqipëri?


“Në Shqipëri, një varr masiv me eshtrat që dyshohet t’i përkasin të dënuarve politikë të ekzekutuar nga regjimi komunist, u gjet në afërsi të Tiranës.
Mendohet të jenë të paktën 19 personat e varrosur në rrëzë të një kodre pranë malit të Dajtit. Ato u gjetën falë kerkimeve të djalit të njërit prej atyre qindra të dënuarve nga diktatura të cilëve regjimi u mohoi edhe të drejtën për të patur një varr.
Sipas asaj çka ka treguar për Gazetën Shqip, personi që gjeti këtë varrezë masive, kishte marrë informacione nga njerëz të cilët ishin përfshirë në ekzekutimin e të dënuarve politikë.
Ende nuk është e qartë se në cilën periudhë janë bërë ekzekutimet.
Eshtrat e të gjithëve, të gjetur me një plumb në kokë sipas asaj që tha sot Kryeministri Sali Berisha, do t’i nështrohen ekspertizës shkencore për të mundësuar identifikimin e tyre.
Kryeministri, i cili e konsideroi një lajm të trishtuar këtë zbulim, tha se kjo është një thirrje që shpritrat e viktimave të regjimit komunist i bëjnë shoqërisë shqiptare për të mos harruar krimet e diktaturës”.
Pyetja që lind pas kësaj është e thjeshtë: kryeministri aktual i vendit, anëtar i zgjedhur dhe pjesë e nomenklaturës së atëhershme partiake, dëgjoi ndonjëherë për metodat makabre të Sigurimit? Dhe nëse po, cili qe reagimi i tij politik ose i tjetërlloji me të cilin ai reagoi?
Lajmi është marrë nga VOA News