e martë, 15 shkurt 2011

110 biznese greke në Shqipëri



Grekët zotërojnë sektorët kryesorë të shërbimeve siç janë furnizimi me lëndët djegëse dhe mallrat e konsumit të përditshëm.
Kompanitë greke janë shndërruar në aktore të para të ekonomisë shqiptare me 50 për qind të totalit të investimeve të huaja në Shqipëri.
Qindra milionë euro të konsumatorëve shqiptarë në tregun e telefonisë apo qindra milionë të tjerë të tregut bankar përfundojnë te kompanitë mëma në Athinë, duke ndihmuar në ekonominë greke, po aq sa puna dhe kursimet e 1 milionë emigrantëve shqiptarë, që aq shumë kanë dhënë për ekonominë greke në këto dy dekada, raportoi gazeta “Shekulli”.
Numri i bizneseve greke në Shqipëri llogaritet në 110 dhe Greqia është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë, pas Italisë, ndërsa sipërmarrjet greke kanë realizuar një volum investimesh me mbi 1 miliardë euro dhe këto janë kryesisht në shërbime, apo tregun bankar.
Ndërkohë, në investimet më të rëndësishme italiane përmenden ai në gadishullin e Karaburunit, ku me një investim prej 1.015 miliardë euro do të ndërtohet centrali më i madh eolik në Europë prej 500 megavatësh, dhe me një kabull nënujor do të çohet energjia në Itali.
Gjatë vizitës së Berluskonit në 2008 në Shqipëri u nënshkruan disa marrëveshje si ajo e grupit “Falcione” për realizimin e një rigazifikatori në Fier dhe e firmës “Colacem” për ndërtimin e një fabrike çimentoje në Lezhë.

Nuk ka komente:

Posto një koment