e premte, 25 shkurt 2011

Nis së shpejti dialogu Prishtinë- Beograd



Zëvendëskryeministrja në qeverinë e re të Kosovës, Edita Tahiri, është emëruar të udhëheqë delegacionin e Kosovës në dialogun me Serbinë që do të lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
Qeveria e Kosovës tha se bisedimet me Serbinë do të zhvillohen si dy shtete të pavarura dhe sovrane, ashtu si me të gjitha shtetet tjera fqinje. Sipas Prishtinës zyrtare, dialogu do të përqëndrohet në zgjidhjen e problemeve praktike, në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.Bisedimet e para pas pavarësisë me palën serbe, sipas zyrtarëve kosovarë, janë vlerat dhe standardet evropiane.

Ministri i Jashtëm i Libisë mohon ekzistencën e llogarive bankare të Kadafit



Ministri ι Jashtme libian mohoi ditën e enjte ekzistencën e llogarive bankare në Zvicër apo në ndonjë vend tjetër në botë, të udhëheqësit libian Muammar Kadafi.
“Kërkojmë nga Zvicra të faktojë se vëllai i udhëheqësit tonë ka depozita bankare në bankat e saj ose në ndonjë bankë tjetër në botë,” tha në një deklaratë për shtyp ministri i Jashtëm i Libisë i cili iu rezervua të drejtave kushtetuese të vendit të tij kundër Qeverisë Zvicerane, të cilën e akuzoi për armiqësi ndaj Libisë dhe udhëheqësit të saj Muamar Kadafi.

Pushimet në Tunizi, i kushtojnë postin ministres së Jashtme franceze



Brenda fundjavës, pritet të jap dorëheqjen ministrja eJashtme franceze Michèle Alliot-Marie. Kjo u bë e njohur pak më parë nga një burim i besuar nga qeveria Sarkozi. Zonja Marie pati shkaktuar shqetësime serioze në qeverinë franceze, pas zbulimit të faktit se pati kaluar pushimet e saj dimërore, e ndihmuar nga ish-presidenti tunizian Ben Ali.

Të pushkatojmë të pastrehët, propozon kryebashkiaku i Vladimir Putin!


Kryebashkiaku i qytetit Cita, një qytet në Rusi me 300.000 banorë, bëri bujë të madhe sot pasi deklaroi se “i vjen keq që nuk mund të pushkatojë të pastrehët, një problem që rritet vazhdimisht në vend dhe që autoritet vazhdojnë ta shohin me indiferentizëm.
Pas një pyetjeje që iu bë nga deputetë të zonës për masat që mendonte të merrte për numrin në shtim të të pastrehëve në Cita, Kryebashkiaku Anatoli Milahef u përgjigj: “për fat të keq nuk kemi mundësinë të pushkatojmë të pastrehët dhe as mundësin penale për ta aritur këtë”.

Ekologët e Gjelbër i paraqitën qeverisë alternativën e tyre për emigrantët



Një memorandum me propozimet e tyre, përsa i përket daljes nga greva e urisë të 287 emigrantëve të ngujuar në ndërtesën “Ipatia” në Athinë, i dorëzuan sot Ekologët e Gjelbër grekë, minstrit të Brendshëm Jannis Ragusis.
Një përfaqësi e Ekologëve, gjatë një takimi me ministrin Ragusi, i kërkoi atij:

Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do vdesin



Nga, akademi, Rexhep Qosja
Shteti shqiptar vazhdon të vrasë qytetarët e vet; dhe vazhdon t'i vrasë me fjalë dhe me armë. Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë po thuaj gjithmonë u paravijnë vrasjet shtetërore me fjalë. Në Kosovë, gjithmonë, para se të na vrisnin me armë shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalë politikanët dhe shtetarët serbë. Është e gjatë, shumë e gjatë, vrasja shtetërore me fjalë në jetën e shqiptarëve: e gjatë sa është e gjatë jeta e shtetit shqiptar; e gjatë sa janë të gjata pushtimet e pushtuesve në historinë e shqiptarëve. 

e mërkurë, 23 shkurt 2011

Shkon në 1000 numri i të vrarëve në Libi



Pothuajse 1.000 veta kanë humbur jetën në Libi, sipas Ministrit të Jashtëm Italian Franko Fratini.
“Nuk kemi detaje të plota për numrin e njerëzve që janë vrarë, por besojmë se vleresimet që bëjnë fjalë për 1.000 të vdekur janë të besueshme”, tha Franko Fratini për gazetarët italian në Romë.
Fratini gjithashtu tha se ajo ç’ka kuptohet nga referencat e ambasadës italiane, rajoni lindor i Libisë, Cyrenaica, nuk është më nën kontrollin e Kadafit.

Kredi për bizneset e vogla dhe shumë të vogla



Kredi deri në 100.000 euro për bizneset e vogla dhe shumë të vogla për investimin dhe shtrirjen e aktivitetit të tyre, me këste që fillojnë nën 3%, do të jepen nga dita e Mërkurë 23 Shkurt, nga Banka Kombëtare Greke (Ethniki) dhe Alpha Banka.
Kjo nismë realizohet në kuadër të programit të parë (nga të tre programet) të inisiativës “Jeremie” që do të nisë të zbatohet në Greqi.
Programet u prezantuan nga ministri Rajonal Mihalis Hrisohoidhis dhe Këshilltari i Fondit Europian të Investimeve Riçard Peli.

Zbardhet raporti special i Këshillit të Evropës për 21 Janarin



Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e vëzhgimit që realizoi në Shqipëri në raport me ngjarjet e 21 Janarit. Në këtë dokument thuhet se misioni u krye nga datat 13 deri në 15 shkurt të vitit 2011.
Sakaq, në raportin special thuhet se më 21 Janar, pak pasi demonstruesit u grumbulluan përpara godinës së Kryeministrisë, një dhunë shpërtheu midis një grupi disa qindar njerëzish dhe forcave të policisë që rrethonin godinën. “Ka perceptime të ndryshme dhe konfliktuale me njëri-tjetrin sa i takon asaj që vërtet ka ndodhur dhe se si situate u agravua në një spirale që e nxori jashtë kontrolli. Palët politike ofrojnë perceptime të ndryshme rreth pyetjes së kush e provokoi shpërthimin e dhunës, demonstruesit apo policia. Referuar qeverisë protesta u organizua nga opozita me qëllim marrjen me forcë të qeverisë, ndërsa opozita thotë se ishte policia ajo që provokoi protestuesit ende pa nisur tamam protesta”, thuhet në raportin special.

27 vjet burg nga Tribunali i Hagës për Vlastimir Djordjevic



Tribunali i Hagës shpalli vendimin ndaj ish-Gjeneralit të policisë serbeVlastimir Djordjevic , akuzuar për krime ndaj ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë në vitin 1999.
Gjenerali i policisë serbe Vlastimir Djordjevic u shpall fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës:  për deportim të dhunshëm të shqiptarëve të Kosovës, zhvendosje të dhunshme, vrasje, tranportimin e shqiptarëve të vrarë nga Kosova në Serbi, përndjekje racore të shqiptarëve të Kosovës dhe shkelje të ligjeve dhe traditave të luftës.

Skandal i ri me pensionet në IKA



Shërbimet e Entit të Sigurimeve Shoqërore (IKA) kanë zbuluar në njësinë e IKA-s në Ksanthi sigurime të rreme të punonjësve në biznese të ndryshme, me qëllim që ata (punonjësit) të plotësonin numrin e domosdoshëm të ditëve të siguruara të punës (ensima) për daljen në pension.
Në bazë të raportit të paraqitur nga Drejtoria e Inspektoriatit të Sigurimeve Shoqërore dhe që është bërë publik nga gazeta “Ta Nea”, bëhet fjalë për persona të cilët figuronin si të punësuar para vitit 1986, me qëllim që të plotësonin periudhën e domosdoshme të sigurimit për të marrë pension.

Athinë, vazhdojnë përleshjet pranë Parlamentit



U rigjallërua pak më parë tensioni midis një gupi personash dhe forcave policore në bulevardin Amalias, jashtë godinës së Parlamentit grek.
Pjesa më e madhe e protestuesve janë shpërndarë, por në bulevard ndodhen rreth 50 persona të cilët po provokojnë forcat speciale Mat.
Situata po përshkallëzohet dhe përleshjet po vazhdojnë me hedhje gurësh dhe sendesh të forta në drejtim të forcave policore, të cilat i kanë rrethuar ata pranë stacionit të metro-së në Syntagma.

Qeveria shqiptare, luftë kundër diskriminimit



Një vit pas miratimit të ligjit për mosdiskriminimin në Shqipëri ka ende probleme për disa kategori shoqërore, siç janë gratë, romët dhe personat me aftësi të kufizuar.
Ministri i Punës dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë, Spiro Ksera tha sot gjatë punimeve te Konferencës Kombëtare “Mosdiskriminimi – Sfidë dhe Angazhim për Shqipërinë” se kërkohet mirëkuptim i gjithë grupeve të interesit në nismat që do ndërmarrë ekzekutivi shqiptar.

Dorëheqjen nga kryesia e partisë dha presidenti i Kosovës



Menjëherë pasi u zgjodh president i vendit, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha detyrat partiake në krye të Aleancës Kosova e Re, njofton Zyra për informim e Presidentit të Republikës.
Vendimi për dorëheqje nga partia u mor duke respektuar Kushtetutën e Republikës, sipas së cilës Presidenti i Republikës nuk mund të kryej asnjë funksion tjetër publik.
Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu, u detyrua të dorëhiqej nga posti i Presidentit, pikërisht për shkak të mbajtjes së postit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjë të cilën Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si shkelje të Kushtetutës.

Kosova për here të parë drejtuese e CEFTA-s



Më 11 mars, në Bruksel, do të mbahet takimi i parë i anëtarëve të CEFTA-s (Central Europian Free Trade Agreement) për vitin 2011, nën kryesimin e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Flamur Keqa, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Kosova presidencën e CEFTA-s  e ka marrë nga janari i këtij viti, ndërsa takimi i 11 marsit do të jetë aktiviteti i parë në kuadër të kësaj presidence.
Ende nuk është e qartë nëse kryesimin e këtij institucioni do ta bëjë Kosova vetë apo së bashku me UNMIK-un. Në faqen elektronike të CEFTA-s përmendet si UNMIK/Kosovo.
Vitin e kaluar CEFTA është kryesuar nga Serbia.

Sot jepet dënimi në Hagë për ish zyrtarin e lartë serb



Gjykata për krime lufte në Hagë jep të mërkurën dënimin ndaj Vlastimir Djordjevic, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.
Djordjevic ishte ndihmës i ministrit të Brendshëm serb, në regjimin e Sllobodan Millosheviçit, gjatë luftës në Kosovë.
Nëse gjendet fajtor ai mund të përballet me burg të përjetshëm.

Ushtarakë të lartë libianë, i bëjnë thirrje ushtrisë të përmbysë Muamar Kadafin



Ushtarakë të lartë të ushtrisë libiane lëshuan një deklaratë me të cilën ftojnë kolegët e tyre dhe ushtarët e forcave të armatosura të vendit, “të solidarizohen me qytetarët”, për të ndjekur nga udhëheqja e Libisë Muamar Kadafin, sikurse njofton rrjeti televiziv Al Arabya.

Ministri i Brendshem i Libisë vritet në Benghaz



Ministri i Brendshëm libian është vrarë në Benghaz, deklaroi dje Muamar Kadafi.
Deklarata e mësipërme, eshte bërë nga lideri libian gjatë një fjalimi televiziv.
Kadafi shtoi se manifestuesit do të dënohen me vdekje, në bazë të legjislacionit libian.

Algjeria heq gjendjen e jashtëzakonshme pas 19 vjetësh



Heqjen e gjëndjes së jashtëzakonshme – e cila ka qënë në fuqi këto 19 vitet e fundit – miratoi Këshilli i Minstrave të Algjerisë. Vendimi do të hyjë në fuqi, menjëherë pas publikimit të tij në Gazetën Qeveritare.
Qeveria kishte bërë të ditur më parë vendimin, por ai mori formën zyrtare të martën pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Inva Mula befason artdashësit kinezë



Sopranoja me famë botërore Inva Mula ka fituar përsëri duartrokitjet dhe admirimin e artdashësve kinezë, këtë herë me interpretimin e shkëlqyer në rolin e Violetës, në operën “Traviata” të Xhuzepe Verdit.
Vënë në skenë nga Teatri Nacional i Artit në Pekin, në një version krejt të ri, nga Henning Brokhaus, regjisor dhe dramaturg i famshëm gjerman, opera e njohur e Verdit ka qenë një surprizë e bukur për sopranon shqiptare, e cila përveç një skene moderne dhe origjinale, ka gjetur si pjesë të ekipit edhe mjeshtrin e madh të këngës lirike, baritonin spanjoll Huan Pons, me të cilin ka pasur disa bashkëpunime.

Status i veçantë për emigrantët e kthyer në Shqipëri



Qeveria shqiptare ka miratur vendimin për dhënien e një statusi të veçantë, me favorizime, për emigrantët shqiptarë që kthehen në Shqipëri. Sipas vendimit “emigrant i rikthyer” është shtetasi shqiptar i rikthyer në Republikën e Shqipërisë, për t’u larguar përsëri ose jo, pasi ka kaluar të paktën një vit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Të tillë janë edhe refugjatët e riatdhesuar, me dëshirë apo me detyrim, viktimat e trafikimit, fëmijët e pashoqëruar, të burgosurit e luftës, si dhe anëtarët e familjes së tyre.

Treni elektrik provon durimin e pasagjerëve



Nuk ka fund tortura e qytetarëve që përdorin për lëvizjet e tyre trenin elektrik në Athinë. Atyre do tu duhet të bëjnë ende durim, të paktën deri në verë, që të munden të përdorin atë rregullisht. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse e ISAP-it (Hekurudha Elektrike Athinë – Pire) , pjesa e mbyllur Attiqi –Monastiraqi do të jepet për publikun muajt e parë të verës.

Theodhoros Pangalos paralajmëron fundin e karierës


Fundin e karierës së tij politike, paralajmëroi tërthorazi politikani i njohur dhe zëvendskryeministri grek Theodhoros Pangalos.
Duke folur për vështirësitë që has ministri i Ekonomisë, Pangalos bëri fjalë për “fundin e jetës së tij”, duke nënkuptuar qartazi fundin e karierës politike.
“Nuk do të desha të bëhesha ministër i Ekonomisë dhe të detyrohem të vendos taksa, tani në fund të jetës time”, tha zëvendës kryeministri.

Optimizëm, vëmendje dhe informim i vazhdueshëm për lëvizjen pa viza



Autoritetet zyrtare në Shqipëri nuk e fshehin optimizmin se procesi i liberalizmit të vizave deri më tani është në kufijtë normalë.
Shifrat për dy muajt e parë që kur qytetarët shqiptarë nisën të udhëtojnë pa viza drejt zonës Shengen të BE-së flasin vetë: Rreth 127 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin, më shumë se 38 500 janë kthyer pas qëndrimit në vendet e BE-së, ndërkohë që vetëm 700 vetëve ju është refuzuar hyrja në pikat e kalimit kufitar.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë një pjesë e mirë e atyre që u është refuzuar udhëtimi janë nga ata që kanë patur probleme me qëndrimet e mëparshme.