e mërkurë, 11 maj 2011

Skandali Meta-Prifti:7 vjet burg i kanosen ish zv/kryeministrit


Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë ka dorëzuar të hënën, 9 Maj 2011,  në Gjykatën e Lartë në Tiranë, dosjen penale në ngarkim të Ilir Metës, për skandalin me videon e publikuar dhe që e implikon atë në një aferë korruptive me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti. Ish- zv/kryeministri i Shqipërisë, akuzohet për korrupsion aktiv, vepër penale që parashikon mbi 7 vjet burg.
Sipas informacioneve gazetareske, dosja do të shqyrtohet së shpejti dhe do t’i kërkohet autorizim Parlamentit për të operuar më tej pasi z. Meta ka ende imunitet parlamentar, edhe pse pati deklaruar se, do t alinte atë vullnetarisht.

e premte, 6 maj 2011

Helsinki zhvendoset nën tokë


Në Helsinki të Finlandës do të ndërtohet metropoli i parë nëntokësor në botë. Projekti është prezantuar gjatë këtyre ditëve dhe brenda vitit 2020 do të jenë ndërtuar 400 apartamentet e para me një volum të përgjithshëm prej 9 milionë m3.
Finlanda njihet si një vend në të cilin banorët, veçanërisht ata të kryeqytetit Helsinkit, janë tashmë të familjarizuar me jetën nën tokë, pasi që më parë këtu është ndërtuar një tunel i cili lidh një qendër tregtare me stacionin qendror të trenit, përgjatë të cilit ndodhet edhe Stockmann, një dyqan shumë i njohur, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 mijë metra katrore.

Europol: Shqipfolësit, nënkampionë Evrope në shpërndarjen e drogës!



Pikë  kryesore të rrugës së lëvizjes së narkotikëve nga BE-ja dhe drejt BE-së, karakterizohet Ballkani në raportin e fundit të EUROPOL-it për krimin e organizuar në Evropë.
Në raport thuhet se skuadra shumëkombëshe kriminale, janë mbledhur rreth Kosovës,FYROM-it dhe Shqipërisë dhe heroina nga Turqia dhe kokaina nga Amerika Latine depozitohen në Ballkan, përpara transportimit në Evropë. Marihuana që shitet në Bashkimin Evropian kultivohet në Ballkan, thuhet në raport, në të cilin thuhet akoma se, ngarkesa me kokainë mbërrijnë në tregun evropian, nga portet e Malit të Zi.

Berisha: Edhe dëshmorët mund të votojnë. 28 mijë vota nuk ti fal njeri


Me rastin e 5 Majit, kryeministri Berisha ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve ku për cudinë e tij nuk kishte asnjë shirit inagurimi. Dikush me shumë guxim, gjeti rastin ti thoshte që këtu nuk prehen shirita por vendosen vetem kurora lulesh.
“Andej nga ne, lulet i hanë gomerët” tha me vete Berisha dhe më pas vendosi një kurorë.
Në fjalimin e rastit kryeministri Berisha theksoi se këta dëshmorë dhanë jetën e tyre për demokraci, për Shqipëri europiane, për Aleancën e Qeveritarit.
“Sikur këta dëshmorë të dinin se si do ta bëjë Tiranën Luli jonë, këta do të ishin ngritur nga varri për të votuar. 28 mijë dëshmorë janë 28 mijë vota që mund të ishin në favor të Lulit” tha Berisha i cili shpjegoi se lufta ndaj Edvin Ramës ka nisur që më 1941.
Kryeministri shtoi se janë marrë masat që këta 28 mijë dëshmorë të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, edhe në zgjedhjet e 8 Majit.
“Endrra e Ramës vazhdon...por edhe lufta jonë vazhdon” tha Berisha.
Keshilliiministrave.org

e diel, 1 maj 2011

Britanikët: Video Meta-Prifti, më origjinale nuk bëhet!



Pas një debati të gjatë dhe replikave të shumta se videoja e publikuar me dialogët korruptues Meta-Pritfti ishte një montazh i sajuar nga ish-ministri Prifti dhe ndihmësit e tij në PS e Top-Channel, nëpërmjet emisionit “Fiks Fare”, disa ditë më parë ka ardhur edhe përgjigjja zyrtare e Laboratorëve të Kriminalistikës në Londër të Anglisë. Prokuroria bëri kërkesën në drejtësinë britanike në muajin Mars, pasi eksperti amerikan i FBI-së deklaronte se video ishte origjinale, por ai nuk mund të përcaktonte dot nëse zëri në këtë video ishte i Ilir Metës apo i montuar.

Ndahet nga jeta Ernesto Sabato, kishte edhe origjinë shqiptare



Shkrimtari argjentinas Ernesto Sabato vdiq dje, në moshën 99 vjeçare, në shtëpinë e tij në Santo Lugar, në provincën e Buenos Aires, sipas njoftimit për shtyp nga bashkëshortja e tij, Elvira Gonzales Franga.
Sabato lindi më 24 Qershor të vitit 1911 në Rohas të krahinën e Buenos Aires. Babai i tij ishte italian ndërsa nëna italoshqiptare. Studioi Fizikë dhe Filosofi në Universitetin La Plata por pas luftës së Dytë Botërore ai iu përkushtua shkrimit dhe më vonë dashurisë tjetër të madhe, pikturës. Në 1984, u nderua me çmimin Servantes, çmimin më të lartë për veprat letrare në gjuhën Spanjolle.

Shqipëria propozon heqjen e pasaportave në Ballkan



Ministri i Brendshëm shqiptar, Bujar Nishani, ka ftuar homologët e tij të vendeve ballkanike(Serbi,Kroaci,Bosnje-Hercegovinë, FYROM,Mali i Zi), të mbështesin propozimin e qeverisë shqiptare për lëvizjen e qytetarëve në të gjitha vendet e Ballkanit, vetëm me kartën e identitetit.
Z. Nishani paraqiti propozimin e tij gjatë takimit të ministrave të Brendshëm të Ballkanit, në të cilin, temë kryesore ishte siguria e kufijve dhe u zhvillua në Durrës.