e premte, 18 mars 2011

Falas tekstet shkollore për fëmijët e emigrantëve



Fëmijët e emigrantëve shqiptarë janë një prej katër kategorive të nxënësve të arsimit të detyruar që do t’i përfitojnë falas tekstet shkollore. Lajmi bëhet i ditur për mediat shqiptare nga Këshilli i Ministrave, i cili ka marrë dje vendimin, duke bërë disa shtesa dhe një ndryshim në vendimin nr. 107, datë 10.2.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”.

e enjte, 17 mars 2011

Tornatori që “parashikon” falimentimin e Greqisë



Një 43-vjeçar nga Kreta, tornator në profesion, duket se është dërguesi i “lajmit”që nëpërmjet e-mail-i u dërgua masivisht në faqet internetike dhe“parashikonte” me siguri të plotë se “Greqia do të falimentojë në datën 25 Mars, ditën e premte”.
Sektori i Krimeve Elektronike gjeti gjurmët e tornatorit, por ende nuk është bërë denoncimi ligjor ndaj tij, pasi nga policia pritet të saktësohen shenjat e plota elektronike.

e mërkurë, 16 mars 2011

Rritje dhe zbutje të gjobave parashikon Kodi i ri i Qarkullimit Rrugor



Ndyshime në Kodin e Qarkullimit Rrugor, përsa u përket gjobave dhe kufijve të shpejtësisë, palnifikon ministria e Infrastrukturës së Greqisë.
Kufiri maksimal i shpejtësisë do të vazhdojë të jetë 130 km/h, por do të rishikohet ajo në segmente të veçanta rrugore jashtë zonave të banuara.
Ndërkohë, nuk ndryshojnë gjobat e rënda, deri në 700 euro, të shkeljes së Kodit të Qarkullimit, sikurse janë kalimi me stop, kalimi me semafor të kuq, drejtimimi i automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike.

e premte, 11 mars 2011

Armë shqiptare në duart e ushtrisë së Gaddafi-t



Autoritetet shqiptare kanë furnizuar ilegalisht me armë ushtrinë e Muammar Gaddafi-t, shkruan në një artikull të saj prestigjiozja “New York Times”.
Sipas së përditshmes amerikane, disa ngarkesa me predha 82 milimetërshe për mortaja dhe armë të tjera të lehta u nisën për në portin e Ras Lanufit gjatë vitit 2010.

e enjte, 10 mars 2011

Bizhuteri me vlerë 14 milionë euro, në kanalin e ujrave të zeza!



Policia franceze mundi përfundimisht të gjejë edhe pjesën e fundit nga sendet e çmuara që u vodhën në argjendarinë Harry Winston, në Paris, përpara dy vjetësh. Gjeti 19 unaza dhe 3 palë vathë në kanalin e ujrave të zeza, bri shtëpisë së njërit nga  9 të akuzuarit për grabitjen spektakolare.

Nobelisti Dalai Lama njofton dorëheqjen



Dorëheqjen, nga kreu politik i qeverisë së Tibetit në mërgim, njoftoi sot Dalai Lama.
“Qysh nga 1960 kam bërë të qartë mendimin tim se tibetianët kanë nevojë për një udhëheqës të zgjedhur me votën e tyre të lirë, të cilit do të mund ti kaloj pushtetin” deklaroi Dalai Lama në një fjalim në qytetin Daramsala në Indinë Veriore, vend ku jetojnë tibetianë të mërguar. “Tashmë, erdhi momenti që kjo të ndodhë”, vazhdoi ai.

Franca “injoron” Gaddafin, njeh Këshillin Kombëtar të Libisë


Ish ministri i Drejtësisë të Libisë, Mustafa Mohamad Abdelxhalil, i cili do të kryesojë Këshillin Kombëtar.


Zyra e presidentit francez, Nikola Sarkozi, tha se Franca ka njohur Këshillin Kombëtar të kryengritësve libianë si përfaqësues legjitim të popullit të Libisë. Parisi është bërë kryeqyteti i parë që ka ndërmarrë një hap të tillë.
Presidenca franceze tha se do të dërgojë ambasadorin e saj në Benghaz dhe do të pranojë të dërguarin e Libisë në Paris.

KE propozon ndryshimin e Kodit të Kufinjve Schengen



Ndryshimin e Kodit të Kufinjve të zonës Schengen, me qëllim lehtësimin, në mënyrë të kontrolluar, të qarkullimit të personave në kufijtë e jashtëm dhe të brendshëm të Bashkimit Europian, propozon në Bruksel Komsioni Europian.
Komisioni thekson se ndryshimet e propozuara do të përmirësonin transparencën e rregullave aktuale dhe do të ndihmonin në përballimin e problemeve praktike që rezultuan gjatë viteve të para të funksionimit të Kodit të Kufinjve të zonës Schengen.

Përfundon greva e urisë e emigrantëve, qeveria greke premton fushatë legalizimi



Mori fund greva e urisë e 300 emigrantëve në Athinë dhe Selanik. Qeveria greke u përcolli atyre një ofertë përmes së cilës, ministrat e  Brendshëm, të Shëndetësisë dhe zëvendësministrja e  ngarkuar me Emigracionin, u bënë të ditur ndryshimet në legjislacion që kanë të bëjnë me emigracionin.
Kështu, nga sot, legalizohen emigrantët që kanë mbushur 8 vjet në Greqi, kurse të tjerët, marrin statusin e personave “nën tolerancë”.
Nga pjesmarrësit në grevë, vlerësohet se 100 prej tyre, legalizohen automatikisht.

Projektligji: Pagimi me këste i energjisë elektrike



Masa për mbrojtjen e konsumatorëve dhe veçanërisht të grupeve më në nevojë, me fatura të ulta, lehtësi në shlyerjen e llogarive dhe ndalimin e prerjes së energjisë elektrike në periudha të caktura (sikurse në rastin e kushteve të këqija atmosferike), pritet të marrë qeveria greke.
Të gjitha këto masa parashikohen, midis të tjerash, në projekligjin për përshtatjen e legjislacionit kombëtar të energjisë me atë të Bashkimit Europian, i cili u prezantua në Këshillin e Ministrave nga ministrja e Ambientit, Energjisë dhe Ndryshime Klimaterike, Tina Birbili.

Forbes publikon listën e re të miliarderëve



Revista amerikane “Forbes”, si çdo vit, publikoi listën e miliarderëve në të gjithë botën. Kështu, vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, të cilët, sikurse shkruan revista,  përbëjnë një të tretën e miliarderëve në Evropë, ndërkohë që në New York jetojnë 58.
“Forbes” shkruan se Kina ka tashmë 115 miliarderë, ndërsa në SHBA jetojnë 413 të tillë.

U hiqet imuniteti tre deputetëve të parlamentit grek



Parlamenti grek votoi sot në mesditë pro heqjes së imunitetit të tre deputetëve, me qëllim që të vazhdojë ndaj tyre ndjekja penale  për shkelje të kryera kur ata nuk ishin deputetë.
Bëhet fjalë për deputetët e PASOK-ut:
Jorgos Arvanitidhis deputet i Selanikut. Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë periudhës që ushtronte detyrën si kryetar bashkie në Ehedhoro në vitin 2006.

e mërkurë, 9 mars 2011

U refuzoi nënshtetësinë fëmijëve të emigrantëve, largohet ministrja daneze e Emigracionit



U lirua nga përgjegjësitë ministrja e Emigracionit e Danimarkës, Berth Roen Hornbeh, pas pranimit nga ana e saj se shërbimet ministrore, në mënyrë të gabuar, refuzuan dhënien e nënshtetësisë për palestinezë që kanë lindur në vend.
Kryeministri i vendit Lars Lokke Rasmussen njoftoi lirimin e saj nga detyra, pas komunikimit që pati me të.
Sikurse njofton Associated Press, 36 palestinezë që kishin lindur në Danimarkë, nuk morën nënshtetësinë për faj të ministres.

Edi Rama: Berisha ëndërronte të bojkotonim zgjedhjet



Intervistë e liderit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, dhënë gazetarit Niko Ago.
Lideri i opozitës, gjatë vizitës në Athinë, flet për herë të parë për regjistrimin e popullsisë dhe marrëveshjen detare.
-Z. Rama,cili qe mesazhi i socialistëve evropianë për krizën politike në Shqipëri?
21 Janari tregoi se kriza në Shqipëri nuk është vetëm politike, është një krizë e rrënjosur në jetën e përditëshme të shoqërisë. Shoqëria është e kredhur në varfëri dhe korrupsion. Qasja ndaj këtyre ngjarjeve e kolegëve socialistë evropianë ishte qasja e duhur: dënimi nga njëra anë i vrasjeve të njerëzve të pafajshëm nga armët e shtetit, duke nënvizuar domosdoshmërinë e procesit politik ndaj tyre, hetimin e pavarur dhe respektimin e institucioneve ligjore dhe nga ana tjetër, domosdoshmërinë për të luftuar korrupsionin dhe rritur  transparencat e zgjedhjeve.

Kaddafi dhe dora e tij e hekurt



Shumëkush, pyet veten këto ditë, se si është e mundur, libianët të sulmojnë në mënyrë kaq çnjerëzore, libianë. Mirëpo, jo gjithnjë fenomenet janë ashtu siç i shohim. Dhe në rastin e Libisë, kemi të bejmë me një fenomen të veçantë. Sikurse bëhet e njohur, nga media prestigjioze arabe të cilat njohin fare mirë gjendjen e krijuar atje, Muamar Kaddafi e ka mbështetur dhe mbështet pushtetin e tij të përgjakshëm, jo vetëm tek të bindurit dhe sahanlëpirësit e tij, por edhe tek vlera e dollarëve që fiton me shumicë nga toka e pasur me naftë e Libisë. Dollarë të cilët nuk kursehet aspak, ti shpërndajë majtas djathtas për të krijuar ushtrinë mercenare e cila kaq shumë po i hyn në punë në këto momente.

Të drejtat e njeriut, zbardhet raporti special i Këshillit të Evropës për 21 Janarin



Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e vëzhgimit që realizoi në Shqipëri në raport me ngjarjet e 21 Janarit. Në këtë dokument thuhet se misioni u krye nga datat 13 deri në 15 shkurt të vitit 2011.
Sakaq, në raportin special thuhet se më 21 Janar, pak pasi demonstruesit u grumbulluan përpara godinës së Kryeministrisë, një dhunë shpërtheu midis një grupi disa qindar njerëzish dhe forcave të policisë që rrethonin godinën. “Ka perceptime të ndryshme dhe konfliktuale me njëri-tjetrin sa i takon asaj që vërtet ka ndodhur dhe se si situate u agravua në një spirale që e nxori jashtë kontrolli. Palët politike ofrojnë perceptime të ndryshme rreth pyetjes së kush e provokoi shpërthimin e dhunës, demonstruesit apo policia. Referuar qeverisë protesta u organizua nga opozita me qëllim marrjen me forcë të qeverisë, ndërsa opozita thotë se ishte policia ajo që provokoi protestuesit ende pa nisur tamam protesta”, thuhet në raportin special.

PS hyn në zgjedhjet lokale, regjistrohet në KQZ



Partia Socialiste shqiptare ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet për pushtetin lokal që do të zhvillohen më  8 maj.
I hapet rruga kështu fillimit të procedurave administrative dhe përgatitjes së terrenit për zgjedhjet.
Ndërkohë që regjistrimi si subjekt politik zyrtarizon pjesëmarrjen e Partisë Socialiste shqiptare në garën për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Sot ka qenë dhe afati i fundit për regjistrim i përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.

e martë, 8 mars 2011

Anullohet greva 24 orëshe e MTP, e shpallur për 9 Mars



Anullohet greva 24 orëshe e shpallur nga punonjësit e MTP në Atikë, për ditën e nesërme, e mërkurë 9 Mars.
Kështu normalisht do të qarkullojnë nesër të gjitha mjetet e transportit publik në Atikë.
Kryesitë e sindikatave të punonjësve të  MTP, bënë të njohur nëpërmjet një njoftimi për mediat,vendimin për anullimin e grevës për shkak të kushteve të vështira të motit, me qëllim mundësimin e qarkullimit normal dhe të sigurtë të  pasagjerëve.
Gjithashtu anullohet edhe ndërprerja e punës e makinistëve të trolejve, e planifikuar për ditën e sotme.

"Ekonomia e zezë" arrin në 1 miliardë euro në Athinë



Alarmin kanë lëshuar pronarët e njësive tregtare dhe të hoteleve në qendër të Athinës. Aktivitetet e tyre rrezikojnë të mbyllen për shkak të getizimit të zonës dhe fenomenit të paraekonomisë. Blerësit e kanë tepër të vështirë të arrijnë deri në dyert e dyqaneve apo hoteleve, pasi situata që mbizotëron në qendër, sidomos në orët e pasdites dhe të darkës (për të mos përmendur natën) nuk ofron më siguri.

Inflacioni shqiptar “merr të përpjetën”



Treguesi i inflacionit në Shqipëri është rritur ndjeshëm në shkurt, sipas të të dhënave që ka publikuar ditën e hënë  Instituti i Statistikave.
Treguesi i Çmimeve të Konsumit (TÇK) është rritur në masën 4.5% nga viti në vit, në krahasim me rritjen prej 3,3% të regjistruar në janar. Rritja e fundit ishte më e larta që nga shkurti  i vitit të kaluar, kur inflacioni kishte kapur shifrën e 4.7%.
Krahasuar muajin shkurt të 2011 me atë të 2010-ës, çmimet e konsumit u rritën 2,3%, pas një rritjeje me 0.8% muajin e kaluar.
Banka e Shqipërisë synon një normë vjetore inflacioni prej 3%.