e diel, 25 prill 2010

Liberalizimi i vizave: Shqipëriα sërish bishti i Evropës!


Shqiperia ka permbushur plotesisht vetem nje nga kater blloqet e udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Ne dy te tjera ajo vleresohet se pergjithesisht objektivat jane arritur dhe ne nje tjeter se eshte permbushur vetem pjesa me e madhe e objektivave. Ky eshte perfundimi i raportit te Komisionit Europian.  Per Bosnjen komisioni europian ka vleresuar se ajo ka permbushur plotesisht 3 nga kater blloqet dhe vetem ne njerin prej tyre ka permbushur shumicen e objektivave.

Pak ditë më parë ministri jashtëm Ilir Meta deklaroi se Shqipëria kishte bërë “Progres spektakolar në të katër blloqet dhe të gjitha detyrimet teknike për ne janë të përmbushura”. Jo vetëm ai por edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë të angazhuar në procesin e liberaizimit të vizave kanë këmbëngulur se detyrimet e parashikuara në udhërrëfyes janë realizuar.

e premte, 16 prill 2010

Propozim i ri për vizat për Shqipërinë

Parlamenti Evropian ka shqyrtuar një propozim të raporteres së posaçme për çështjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përfshirë Shqipërinë dhe Bosnjen në regjimin pa viza të BE-së menjëherë sapo të plotësojnë kushtet.
Autorja e propozimit, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, tha në një intervistë për BBC-në se ajo shpresonte të arrihej një konsensus me Komisionin Evropian që Shqipëria e Bosnja të mos u nënshtrohen procedurave të gjata legjislative edhe njëherë, por ato të përfshihen në regjimin pa viza automatikisht sapo Komisioni të jetë i kënaqur se kanë plotësuar kushtet.
Ajo tha se, nga informacionet e saj, këto dy vende kanë bërë përparime të konsiderueshme në plotësimin e kushteve.
Zonja Fajon propozon gjithashtu që Komisioni t'i japë edhe Kosovës një pespektivë të qartë për përfshirjen në këtë regjim.
Ilir Nishku i BBC-së bisedoi me raporteren e Parlamentit Evropian Tanja Fajon.
BBC: Çfarë propozon Parlamenti Evropian për vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën?
 Në projektraportin tim unë po përpiqem të shtoj edhe Bosnjë e Hercegovinën dhe Shqipërinë në rregullat e propozuara nga Komisioni Evropian në korrik, kur këto dy vende u lanë jashtë.
Raporterja Tanja Fajon

e mërkurë, 14 prill 2010

Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në Bruksel për të dorëzuar pyetësorin


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nisi sot një vizitë në Bruksel ku në mbrëmje ai do t'i dorëzojë komisionerit europian të Zgjerimit, Shtefan Fyle, përgjigjet e pyetësorit që komisioni i dorëzoi Shqipërisë pas kërkesës së saj për marrjen e statusit të kandidatit për vend anëtar.

Kryministri Berisha mori pjesë gjatë paradites në një konferencë për Shqipërinë të organizuar nga fondacioni Robert Shuman në parlamentin europian ku i pranishëm ishte kryetari i delegacionit të këtij parlamenti për Europën Juglindore Eduard Kukan si dhe kreu i grupit parlamentar të partisë popullore, Joseph Daul. Në fjalën e tij kryeministri shqiptar bëri një paraqitje të përpjekjeve të Shqipërisë për t'iu përgjigjur detyrimeve të procesit të integrimit europian.


Ai u ndal edhe në situatën politike dhe marrëdhëniet me opozitën duke deklaruar se mbetet i angazhuar për të bashkëpunuar me të. Zoti Berisha përsëriti se pretendimet për parregullsi, opozita duhet t'Ia paraqesë prokurorisë pasi sipas tij parlamenti nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave. Kreu i delegacionit të parlamentit europian për Europën Juglindore, Kukan, i cili pak javë më parë vizitoi Shqipërinë për të parë përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave deklaroi se të gjithë kriteret teknike janë përmbushur.
Duke iu referuar situatës politike, ai u shpreh se "rruga europiane për të zgjidhur konfliktet dhe çështjet politike është vetëm përmes institucioneve demokratike dhe jo bojkoti i parlamentit". Në mbrëmje, pas takimit, Kryeministri Berisha do të ketë edhe një konferencë shtypi me komisionerin për zgjerimin, Shtefan Fyle, ndërsa nesër ai do të takohet me presidentin e komisionit, Zhose Manule Barroso si dhe presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy.


Nga VoaNews

e martë, 13 prill 2010

Franca pro liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen

Pas deklarimit të ministrave të Jashtëm të Francës dhe Italisë, përkatësisht Bernard Kouchner dhe Franco Frattini, për liberalizimin e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët, në të përditshmen "Le Monde" ditën e martë, ka reaguar edhe ministria e jashtme franceze, pro liberalizimit të vizave. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Bernard Valero për Deutsche Welle-n është shprehur se Franca e mbështet liberalizimin e vizave për vendet e rajonit. Liberalizimi i vizave per banorët e Shqipërisë dhe të Bosnje Hercegovinës është diçka tepër e rëndësishme për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, ka thënë Valero. Sipas agjensisë së lajmeve AFP, në një takim të mëparshëm të dy ministrave të jashtëm, Kouchner dhe Fratini, shefi i diplomacise franceze, Kouchner ishte shprehur se: "Shqipëria e meriton të legjitimojë të gjitha përpjekjet që ka bërë gjatë gjithë këtyre kohëve për t'u integruar".



Nga Deutsche Welle

e diel, 11 prill 2010

Industria e turizmit në jug të Shqipërisë, optimiste për sezonin e ri


Operatorët turistikë në Jug të Shqipërisë shprehen optimistë për sezonin turistik të këtij viti. Agjencitë turistike  në Sarandë kanë nisur të përgatisin paketat turistike, ndërsa drejtuesit vendorë të turizmit thonë se edhe oferta turistike e qytetit këtë vit do të jetë më e mirë. Operatorët turistikë thonë se, kriza në ekonominë greke mund të ketë ndikim tek emigrantët që kthehen për pushime, ndërsa me pasoja për turizmin shihet edhe gjendja problematike e disa akseve rrugore ku po kryhen investime.

e shtunë, 10 prill 2010

Kosovë: Protestë e bujqve ndaj politikave të dobta agrare në vend

Federata e Sindikatës së Bujqve të Kosovës, kishte zgjedhur sot një formë të veçantë të protestës ndaj politikave agrare në vend dhe gjendjes së vështirë të bujqësisë, duke bllokuar qendrën e Prishtinës me traktorë. Protestuesit i bënë thirrje qeverisë për mbështetjen e bujqësisë në vend në radhë të parë më shtimin e buxhetit që ndahet për këtë sektor. Autoritetet thanë se do të fillojnë dialogun social për këtë çështje, por ritheksuan problemet me buxhetin e kufizuar të vendit.

Nga Voa News

Grupi i Euros konsultohet për planin e emergjencës për Greqinë

Ka përfunduar hartimi i planit të ndihmës emergjente në miliarda euro, që BE është i gatshëm t'i japë Greqisë. Detajet e fundit do t'i diskutojnë ministrat e financave të Eurozonës në një videokonferencë, bëri të ditur një zëdhënës i shefit të Eurogrupit, Zhan Klod Junker. Një grup ekspertësh, i përbërë nga sekretarët e shtetit për financat dhe përfaqësuesit e bankave qendrore ranë dakord për normën e interesit dhe volumin e kredive. Sipas radios greke, kreditë me paratë e BE dhe të FMN-së kapin shumën 20-25 miliardë euro. Paratë jepen si kredi afatgjata, me një normë interesi prej 5,1 përqind. Këto janë kushte shumë më të mira se ato që i ofrohen Greqisë, me një borxh prej 300 miliardë eurosh në tregjet financiare. Deri tani Athina nuk ka paraqitur lutje për ndihmë financiare te BE.

Nga Deutsche Welle

Presidenti polak vdes gjatë një aksidenti ajror dhe bashkë me të, të paktën 96 persona të tjerë.

Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski dhe dhjetra të tjerë humbën jetën në një aksident ajror në Rusi.

Zyrtarët polakë dhe ata rusë njoftuan se asnjë nuk kishte shpëtuar kur siç mendohet, avioni me të cilin udhëtonin u përplas në pemë kur po i afrohej gjatë një mjegulle të dendur, aeroportit Smolensk.
Në mesin e personave që humbën jetën janë shefi i ushtrisë polake, guvernatori i bankës qendrore dhe historianë të shquar.
Avioni po udhëtonte prej Varshavës për të shënuar 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku mijëra polakë u vranë nga forcat sovjetike.

Katastrofë shtetërore

Korrepondenti i BBC-së në Varshavë, Adam Easton thotë se aksidenti ishte një katastrofë për popullin polak.
Kryeministri i vendit, Donald Tusk njoftohet se ka qarë kur mori vesh lajmin.
Avioni i zotit Kaczynski ishte duke u perpjekur të ulej në aeroportin Smolensk, në kohë me mjegull kur u përplas në një pyll dhe mori flakë.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme polake, konfirmoi se nuk kishte të mbijetuar në mesin 88 personave në bord.
Me presidentin udhëtonte edhe bashkëshortja e tij 60 vjeçare Maria dhe disa zyrtarë të lartë të shtetit.
Ata shkonin në Smolensk për të marrë pjesë në 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku më shumë 20 mijë oficerë polakë u vranë nga policia sekrete sovjetike gjatë luftës së Dytë Botërore.
Avioni Tupolev i presidentit ishte prodhim i vitit 1960 dhe disa zyrtarë në të kaluarën kishin kërkuar që të zëvendësohej me një avion modern.

Lider antikomunist

Lech Kaczynski është në postin e presidentit që prej vitit 2005.
Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit.
Sëbashku me vëllain e tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj.
Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohet edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolikë si shumë njerëz në Poloni.
Përpara se të hynte në politikë, të dy vëllezerit njiheshin si artistë kinemaje kur ishin ishin fëmijë.
Më vonë ata u bën aktivë në lëvizjen që kontribuoi në rënien e komunizmit në Poloni në vitet 1980.

Reagime

Presidenti Dmitri Medvedev i Rusisë i ofroi ngushëllimet e ti Polonisë për tragjedinë.
Kryeministri Vladimir Putin, do të kryesojë hetimin që do të kryhet për shkaqet e aksidentit.
SHBA, ofroi ngushëllimet për atë që e cilësoi si një tragjedi të tmerrshme për Poloninë.
Bashkimi Evropian shprehu solidaritet me Poloninë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ishte thellësisht e shokuar nga ngjarja.
Kryeministri, Gordon Brown, shprehu trishtimin e tij dhe e përshkroi presidentin Kaczynski si një prej aktorëve të shquar në historinë moderne politike.
Edhe Tirana zyrtare iu bashkua mesazheve ngushëlluese të liderëve botërorë.
Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe vlerësimin për presidentin e ndjerë të Polonisë.

Nga BBC

Kontigjent ushtarësh shqiptarë në Bosnjë


Shqipëria ka nisur drejt Bosnje Hercegovinës kontigjentin e saj të pestë në misionin paqeruajtës, ALTEA të Bashkimit Europian atje.
Ky është i pari kontigjent ushtarakësh shqiptarë që kryen aktivitetin me kapacitete të plota operacionale në demontimin e municioneve që pas anëtarësimit të Shqipërisë një vit më parë në NATO.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami në ceremoninë e përcjelljes në Tiranë tha se ky mision dëshmon rolin në rritje të Shqipërisë për sigurinë në rajon.

Marrë nga BBC