e enjte, 21 prill 2011

Mbyllet banka e vetme shqiptare në Greqi



Intesa San Paolo (ish-American Bank of Albania), e vetmja bankë shqiptare në Greqi, me tre filiale në Athinë dhe një në Selanik, e cila qysh prej vitit 2004 ka operuar në Greqi, tashmë mbyllet. Këtu e disa muaj, banka ka informuar klientët e saj, që në pjesën dërrmuese janë emigrantë shqiptarë, për të tërhequr llogaritë dhe depozitat e tyre andej dhe ti çojnë ato në bankat greke apo të huaja të Greqisë.

e diel, 10 prill 2011

Ismail Kadare: Adhuroj kulturën greke


Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, gjatë një vizite  në Malin e Zi, ku pritet të botohet libri i tij "Darka e gabuar", ka dhënë një intervistë.
Ndonëse disi e gjatë, vlen të lexohet me vëmendje, për të "njohur" nga afër, si ndoshta rrallëherë, kontemporanin më të madh të letrave shqipe.

Dëbimi i Eskilit ka ndodhur në kohën kur në Athinë, demokracia ishte fjala më e shpeshtë, më e përfolur, kurse koha quhej "Kohë e Artë e Perikliut". Ja, në kohë të tillë, e dëbojnë poetin më të madh Eskilin, që do të thotë se nuk ka pasur demokraci,  kurse koha e artë, kur ka mundur të dëbohet poeti i madh, padyshim ka qenë e errët dhe do të mbetet në kujtesë dhe histori me këtë njollë të zezë.


e premte, 1 prill 2011

Papandreu : I shpëtuam falimentimit



Të jenë optimistë se vendi do t’ja dalë mbanë, ftoi qytetarët grekë kryeminstri Paspandreu, në një fjalim të mbajtur të enjten, përpara të rinjve të sektorit bujqësor.

“Përhapet një klimë pesimizmi se nuk mundemi t’ja dalim mbanë. Por, mos të harrojmë se aktualisht kemi arritur të mos falimentojmë” tha kryeminstri grek dhe shtoi se “për vendin tonë, e ardhmja nuk është pesimiste”.
Duke u drejtuar të bujqëve të rinj, tha se “ata, me idetë e tyre reformatore dhe përpjekjet e tyre, e krijojnë në vetvete klimën optimiste”.
“Ju përgëzoj, pasi ju sollët zhvillimin” tha Papandreu dhe ftoi të gjithë qytetarët “të marrin fatin në duart e tyre”.

Rënie të papunësisë parashikon për Greqinë, Alpha Bank



Gjendja në tregun grek të punës pritet të përmirësohet gradualisht, nga mesi i vitit 2011, pas elasticitetit më të madh që bie në treg reforma e fundit qeveritare, e cila pritet të lehtësojë hapjen e vendeve të reja të punës, kryesisht për të rinjtë, vlerësojnë analistët e Alpha Bank në Greqi.
Sipas tyre, nuk ka shenja për rritje të papunësisë në kuotën e mbi 760.000 vetëve gjatë 2011-ës, ndërkohë që rënie graduale të papunësisë pritet të ketë në fillim të vitit 2012, thonë ekspertët bankarë.
Albanews

Turqia dënon Nobelistin Orhan Pamuk



Nobelisti turk, Orhan Pamuk, është dënuar nga një gjykatë turke  me  3000 euro, për shkak të një deklarate që për paditësit ka qenë fyese.
Shkrimtari i njohur, në vitin 2005, gjatë një interviste për gazetat zvicerane kishte deklaruar se “ne kemi vrarë 30 mijë kurdë dhe një milionë armenë”. Pikërisht kjo fjali kishte bërë që shumë persona të ankohen për “deklaratë fyese me paramendim nga ana e shkrimtarit”dhe gjakata të vendosë dëmshpërblimin e tyre nga Nobelisti.

Qeveria greke shpall programin e punësimit të shtetasve të huaj për vitin 2011-2012



Qeveria greke ka shpallur programin e punësimit të shtetasve të huaj për vitin 2011-2012. Vendimi është nënshkruar nga minsitri i Brendshëm, Janis Ragusis, Ministri i Jashtëm Dhimitris Drucas si dhe nga zëvendësministrja e Punës Ana Dalara. Në të përcaktohet numri i saktë i lejeve të qëndrimit për shtetasit nga vendet jashtë Bashkimit Europian, të cilët thirren për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë greke.

Ekskluzive: Berisha dhe Rama arrijnë në marrëveshjen e shekullit!



Atë që ka vite që nuk po e realizojnë të dërguarit nga Evropa dhe SHBA-ja, u desh vetëm një telefonatë, që ta realizonte.
Sipas informacioneve ekskluzive të korrespondentit tonë në Tiranë, dje vonë në mbrëmje, kryebashkiaku Rama dhe njëherësh edhe kryesocialist, mori një telefonatë të çuditshme. Në anën tjetër të linjës ishte rivali i tij dhe deri dje, rival i betuar në betejën politike shqiptare, Sali Berisha.