Greqia do të vazhdojë të marrë fonde nga Bashkimi Europian për të patur një politikë më rezultative për emigracionin.
Ndonëse, financimet janë prerë tashmë në shumë sfera të tjera, në këtë pikë BE duket se nuk do të kursehet.
Kështu, Greqia do të marrë gjithësej 323 milionë euro deri në vitin 2013 nga Bashkimi Europian për të intensifikuar politikën e saj në lidhje me shtetasit e huaj që banojnë në të ose hyjnë legalisht apo ilegalisht.



















