Ka përfunduar hartimi i planit të ndihmës emergjente në miliarda euro, që BE është i gatshëm t'i japë Greqisë. Detajet e fundit do t'i diskutojnë ministrat e financave të Eurozonës në një videokonferencë, bëri të ditur një zëdhënës i shefit të Eurogrupit, Zhan Klod Junker. Një grup ekspertësh, i përbërë nga sekretarët e shtetit për financat dhe përfaqësuesit e bankave qendrore ranë dakord për normën e interesit dhe volumin e kredive. Sipas radios greke, kreditë me paratë e BE dhe të FMN-së kapin shumën 20-25 miliardë euro. Paratë jepen si kredi afatgjata, me një normë interesi prej 5,1 përqind. Këto janë kushte shumë më të mira se ato që i ofrohen Greqisë, me një borxh prej 300 miliardë eurosh në tregjet financiare. Deri tani Athina nuk ka paraqitur lutje për ndihmë financiare te BE.
Nga Deutsche Welle
Nga Deutsche Welle
Nuk ka komente:
Posto një koment