![]() |
Komisioneri i zgjerimit i BE Stefan Fule (majtas) bisedon me kryeministrin malazes Milo Gjukanoviç në Podgoricë. |
Do ta bëjë bllokun kriza financiare e Greqisë dhe ndihma që pasoi nga BE më nervoz ndaj procesit të zgjerimit në Ballkan? Disa analistë politikë në Malin e Zi mendojnë se po.
"Për fat të keq, efektet e krizës në Greqi do të jenë një masë e rëndësishme dhe mund të shuajnë procesin e shoqërimit," tha sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Evropiane në Malin e Zi, Momçillo Raduloviç. "Gjerësia e krizës kërkon që strukturat drejtuese të BE të përqëndrohen saktësisht në këto procese jo në proceset e shoqërimit për anëtarët e rinj."
Opinioni publik në disa vende të BE po thartohet ndaj zgjerimit për shkak të zemërimit lidhur me situatën ekonomike, tha ai. "Kjo mund të kthehet në një qëndrim të izolacionizmit politik dhe natyrisht ka një pasojë që vendet sapo vijnë të Ballkanit Perëndimor janë të paqëndrueshëm dhe nuk kanë perspektiva të favorshme."
Ivan Jovetiç, një analistë në Institutin për Parashikimin Strategjik dhe lektor në Univeristetin Donja Gorica beson se vonesat në procesin e zgjerimit janë të mundëshme por objektivi nuk do të braktiset përfundimisht.
"Janë investuar tepër energji, burime dhe krijimtari në projektin e integrimit evropian, për t'u lënë mënjanë," i tha ai SETimes. "Përveç kësaj, integrimi i Ballkanit Perëndimor është një çështje sigurie që BE duhet ta zgjidhë përgjithmonë."
"Vetëm me Ballkanin Perëndimor brenda është BE gjoegrafikisht dhe gjeo-strategjikisht e kompletuar," tha Raduloviç. "Një Ballkan i siguruar e i qëndrueshëm do të thotë një BE e qëndrueshme ku çështjet e stabilitetit politik dhe sigurisë në një rajon të rëndësishëm e të trazuar janë zgjidhur."
Sa për Malin e Zi, ai tha se pranimi do të shënonte "pjekurinë e shoqërisë së tij" dhe do ta shpinte atë drejt zhvillimit dhe përparimit të mëtejshëm.
"Mali i Zi do të përfitojë nga BE në mënyrën politike dhe ekonomike e të sigurisë por së pari në mënyrën kulturore e të civilizimit," tha ai. "Kompanitë tona do të kenë akses në një treg të gjerë, ato do të rritin konkurueshmërinë e tyre dhe standardet e biznesit dhe do të japin akses për teknologjitë e reja dhe shkëmbimin e përvojës. Ndërkohë, fermerët tanë do të kenë një mundësi të përdorin financimet e mëdha dhe nxitjet e ofruara nga BE."
Sipas Raduloviç, kriza në Greqi dhe zhvillimet në BE nuk do të prekin axhendën e qeverisë malazeze. Integrimi, tha ai, është prapseprapë vendimtar.
Jovetiç është dakord, duke thënë se hyrja në bllok do të ndihmojë Malin e Zi të arrijë objektivin e lartë të ndërtimit të një shoqërie të prosperuar.
"Në këtë kontekst, anëtarësimi në BE nuk është një përparësi [në vetvete] por një mekanizëm për të krijuar dhe rritur pasurinë ," tha Jovetiç. "Realizimi i këtij qëllimi është një proces në vazhdim dhe pjesa më e rëndësishme e aplikimit është koncepti i mikroshteteve, shtete të vegjël por të fortë që do të përmbajnë vetëm funksionet bazë në të cilat do të jenë rendi i ligjit, mbrojtja e të drejtave të pronësis, tërheqja e shtetit nga biznesi, zbutja e filllimit e përfundimit të biznesit dhe liria ekonomike në rritje.
"Pas kësaj do të hyet në NATO e BE tamam sipas këtij rendi," shtoi ai.
SETimes.com
Nuk ka komente:
Posto një koment