"Lorik Cana dhe Lucas Neill përshtaten në futboll turk. Skuadrës i është dashur të shtojë fuqinë në fushë dhe me këta lojtarë kemi përfituar mjaft", ka thënë Rijkaard, njofton gazeta turke "Zaman" të dielën. "Ata janë ideal për këtë ligë".

Trajneri i Galatasaray-t, Frank Rijkaard, ka vlerësuar mesfushorin kosovar Lorik Cana, si lojtar ideal për futbollin turk. Rijkaard thotë se në elitën e futbollit turk luhet futboll më fizik dhe se Cana është lojtar i fuqishëm që i përshtatet kjo lojë.
"Lorik Cana dhe Lucas Neill përshtaten në futboll turk. Skuadrës i është dashur të shtojë fuqinë në fushë dhe me këta lojtarë kemi përfituar mjaft", ka thënë Rijkaard, njofton gazeta turke "Zaman" të dielën. "Ata janë ideal për këtë ligë".
Dy përforcimet e Galatasaray-t, Cana dhe australiani Neill, kanë përvojë nga Premier League e Anglisë. Premier League njihet si ligë ku futbolli luhet po ashtu mjaft fuqishëm. Cana në Galatasaray kaloi këtë verë nga Sunderland-i për 6 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa Neill skuadrës turke iu bashkua në janar.
Trajneri holandez Rijkaard më herët kishte vlerësuar se Cana ka pak mbipeshë dhe i duhet të mbajë dietë. Këtë edhe është duke e bërë reprezentuesi i Shqipërisë.
Cana 27-vjeçar, njihet si futbollist mjaft i fuqishëm dhe që bën lojë mjaft të fortë defensive. Madje, jo të rralla janë edhe ndëshkimet e tij me kartonë të verdhë.
Cana me skuadrën nga Stambolli ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2014.
Galatasaray në stinorin e fundit në Superligën e Turqisë përfundoi në pozitën e tretë dhe skuadra po garon në Ligën e Evropës.
Nuk ka komente:
Posto një koment