Heqjen e gjëndjes së jashtëzakonshme – e cila ka qënë në fuqi këto 19 vitet e fundit – miratoi Këshilli i Minstrave të Algjerisë. Vendimi do të hyjë në fuqi, menjëherë pas publikimit të tij në Gazetën Qeveritare.
Qeveria kishte bërë të ditur më parë vendimin, por ai mori formën zyrtare të martën pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Vendimi do të hyjë në fuqi, kur ai të botohet në Gazetën Qeveritare.Algjeria është vendosur në gjendje të jashtëzakonshme në vitin 1992, me qëllim pengimin e islamistëve për të ardhur në pushtet.
Që atëherë, qeveria mban këtë gjendje duke thënë se i duhen më shumë kompetenca me justifikimin që të përballojë ekstremistët që lidhen me Al Qaeda-n. Por në të vërtetë bëhet fjalë për një regjim jozyrtar diktatorial. Pas revoltave popullore në Egjipt, Tunizi dhe tashmë edhe në Libi e gjetkë, qeveria u përball me presione për heqjen e gjëndjes aktuale.
Nuk ka komente:
Posto një koment