e premte, 18 shkurt 2011

Jorgos Papandreu: Synojmë një Greqi pa Memorandum



Kryeministri Jorgos Papandreu gjatë vizitës së tij në ishullin e Samothrakës dërgoi mesazhin se Greqia do të shkatërroj zinxhirët e mjerimit dhe do të hyj në rrugën e zhvillimit dhe progresit.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij gjatë takimit me përfaqësues të degëve prodhuese dhe lokale të ishullit, theksoi se qeveria dhe të gjithë grekët i kthyen shpinën një rryme katastrofike, e cila do të shkatërronte vendin dhe do ta drejtonte atë drejt falimentimit dhe arritën me punë të rreptë e sistematike ta shpëtojnë.
Jorgos Papandreu nënvizoi se qeveria punon sistematikisht kundër fenomeneve të gabuara të viteve të shkuara.
«Objektivi ynë është, të krijojmë një Greqi, që në të ardhmen nuk do të ketë nevojë për asnjë Memorandum, për asnjë Trojkë apo paketë shpëtimi», tha kryeministri grek.
Shtetasi grek, shtoi ai, duhet të ndjehet i fuqishëm.
«Duhet të krijojmë një ekonomi jetësore, ku do të ketë ndarje të drejtë të pasurisë. Dëshirojmë të ndreqim gabimet e së kaluarës, ato që na drejtuan në këtë gjëndje të vështirë që po kalojmë sot. Dëshirojmë të krijojmë një shoqëri të drejtësise, një shoqëri e sigurtë për të gjithë shtetasit e saj» tha kryeministri z.Papandreu.
Kreu i qeverisë u prit me ngrohtësi nga banorët e ishullit të largët të Samothrakës dhe kryetari i Bashkisë me vendimin unanim të këshillit bashkiak e shpalli qytetar i nderit i Samothrakës, duke i dorëzuar Medaljen e Artë të ishullit dhe prodhime te tij.

Nuk ka komente:

Posto një koment