Autoriteti i Pavarur për Mbrojtjen e të Dhënave me Karakter Personal arriti në konkluzionin se publikimi i të dhënave ekonomike të personave fizikë dhe të taksave që u vendosen atyre, nuk përbën një masë të nevojshme, të përshtatshme dhe efikase për luftimin e evazionit fiskal.
Konkretisht, Autoriteti i Pavarur i ka dërguar Ministrisë së Ekonomisë raportin lidhur me publikimin në internet të katalogut të deklaratave tatimore.
Në bazë të këtij raporti, publikimi i katalogëve të tillë, të cilët do të përmbajnë edhe numrin tatimor të personave të taksuar, me qëllim që të vërtetohen të dhënat e tyre, është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.Por gjithçka bie në kundërshtim me Autoritetin në rastin e publikimit me hollësi të të ardhurave që ndoshta marrin personat fizikë si dhe për taksën që iu është vendosur. Pikërisht një masë e tillë konsiderohet se nuk do të ishte me vlerë dhe e domosdoshme për luftimin e evazionit fiskal.
Nga ana tjetër, sikurse deklaron Ministria e Ekonomisë, raporti i Autoritetit të Pavarur për Mbrojtjen e të Dhënave me Karakter Personal është marrë parasysh në hartimin e projektligjit për tatimet dhe taksat i cili do të dorëzohet në Parlamentin Grek në ditën në vazhdim.
Nuk ka komente:
Posto një koment