e martë, 15 shkurt 2011

Minoriteti serbo-malazez: Ndryshimi i kombësisë e drejtë legjitime



SHKODER
Vetëdeklarimin e kombësisë dhe ndryshimin e saj kanë mbështetur  përfaqësuesit e minoritetit serbo-malazezë në Shqiperi.
Kryetari i shoqatës serbo-malazeze Moraca – Rozafa në Shkodër, Pavlo Janku, ka thënë për News24 se, vetëdeklarimi dhe ndryshimi i kombësisë është një e drejtë legjitime e gjithësecilit.
Sipas tij, ky ndryshim duhet të bëhet pa vendim gjykate. “Ashtu siç na u hoq gjatë regjimit komunist, pa gjyq, ashtu dhe duhet të na kthehet” u shpreh Janku.
Duke ju drejtuar nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai është shprehur se Spahiu me veprimet e tij po shkel ligjet dhe Konventën, e cila garanton të drejtat e pakicave kombëtare.
Në emër të kësaj pakice, ai ka kërkuar që kombësia serbo-malazeze duhet  të shtohet në opsionet e rregjistrimit, pasi ajo mungon dhe një gjë e tillë është një diskriminin i hapur, ka përfunduar kryetari i shoqatës serbo-malazeze.

Nuk ka komente:

Posto një koment