e mërkurë, 23 shkurt 2011

Qeveria shqiptare, luftë kundër diskriminimit



Një vit pas miratimit të ligjit për mosdiskriminimin në Shqipëri ka ende probleme për disa kategori shoqërore, siç janë gratë, romët dhe personat me aftësi të kufizuar.
Ministri i Punës dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë, Spiro Ksera tha sot gjatë punimeve te Konferencës Kombëtare “Mosdiskriminimi – Sfidë dhe Angazhim për Shqipërinë” se kërkohet mirëkuptim i gjithë grupeve të interesit në nismat që do ndërmarrë ekzekutivi shqiptar.
Komisionerja për mosdkiskriminimin, Irma Biraku tha se me gjithë kapacitetet e kufizuara që ka kjo zyrë, po bëhen te gjitha përpjekjet për të përafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian.
Shqipëria miratoi në muajin prill të vitit të kaluar ligjin kundër diskriminimit.

Nuk ka komente:

Posto një koment