e mërkurë, 23 shkurt 2011

Sot jepet dënimi në Hagë për ish zyrtarin e lartë serb



Gjykata për krime lufte në Hagë jep të mërkurën dënimin ndaj Vlastimir Djordjevic, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.
Djordjevic ishte ndihmës i ministrit të Brendshëm serb, në regjimin e Sllobodan Millosheviçit, gjatë luftës në Kosovë.
Nëse gjendet fajtor ai mund të përballet me burg të përjetshëm.
Vlastimir Djordjevic akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjit të luftës.
Akuzat kanë të bëjnë me konfliktin e viteve 90 në Kosovë.
Si ndihmës i ministrit të Brendshëm serb dhe kreu i Departamentit për Sigurinë Publike, mes viteve 1997-2001, prokurorët pretendojnë se ai ka luajtur një rol kyç në një ndërmarrje kriminale të përbashkët për të vrarë qindra shqiptarë të Kosovës dhe për të shpërngulur rreth 800 mijë vetë nga shtëpitë e tyre.
Zoti Djordjevic që ka qënë prej vitesh në arrati, u kap në 2007.
Ai, sipas prokurorëve, ka qënë i përfshirë në krime, sepse kanë patur kontroll mbi njësitë serbe që operonin në Kosovë.
Rreth 100 dëshmitarë kanë dalë në gjyqin e gjatë, ku prokurorët kanë kërkuar një dënim nga 35 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Nuk ka komente:

Posto një koment