Muajt në vijim shërbimet e Qarqeve, konform direktivave të programit “Kalikratis”, do të jenë gati të menaxhojnë “Kartën e Emigrantit”.
Sipas “arkitekturës” së programit, kompetencat për çështjet e emigracionit të ligjshëm i kalojnë gradualisht Pushtetit Qarkor të Shtetit me qëllim përfundimtar t’u jepen atyre ekskluzivisht të gjitha kompetencat e duhura.
Në bashkitë e vendit, krijohen Këshillat e Integrimit të Emigrantëve (KIM), të cilat do ti japin shtysë integrimit të emigrantëve që jetojnë e punojnë në qarkun që ato bëjnë pjesë.
Në vazhdim, në vend të procedurave të sotme të komplikuara, ku disa instanca shtetërore merren me dhënien e lejes së emigrantëve, do të funksionojnë “shërbimet me një stacion për emigrantët”. Rezultat i kësaj do të jetë dhënia e shpejtë, e pa implikuar dhe e sigurtë e lejeve të qëndrimit në formën e “Kartës së Emigrantit”, por edhe reduktimi i dukshëm i ecejakeve të të interesuarve.
Nuk ka komente:
Posto një koment