e premte, 6 maj 2011

Europol: Shqipfolësit, nënkampionë Evrope në shpërndarjen e drogës!



Pikë  kryesore të rrugës së lëvizjes së narkotikëve nga BE-ja dhe drejt BE-së, karakterizohet Ballkani në raportin e fundit të EUROPOL-it për krimin e organizuar në Evropë.
Në raport thuhet se skuadra shumëkombëshe kriminale, janë mbledhur rreth Kosovës,FYROM-it dhe Shqipërisë dhe heroina nga Turqia dhe kokaina nga Amerika Latine depozitohen në Ballkan, përpara transportimit në Evropë. Marihuana që shitet në Bashkimin Evropian kultivohet në Ballkan, thuhet në raport, në të cilin thuhet akoma se, ngarkesa me kokainë mbërrijnë në tregun evropian, nga portet e Malit të Zi.
Nga ana tjetër, kimikatet narkotike që prodhohen në Evropë, udhëtojnë përmes të njëjtës rrugë të Ballkanit, por me drejtim të kundërt.
Në raport thuhet gjithashtu se grupet kriminale lëvrojnë në Kosovë,FYROM dhe Shqipëri, ku “përzierja e popullsisë në tregëtinë e lëndëve narkotike rritet gjithnjë dhe më shumë”.
Midis grupeve më të rrezikshme që janë të pleksur në tregëtinë e narkotikëve në Evropë është “skuadra afrikanoperëndimore”, kryesisht nigerianë, por edhe nënshtetas të shteteve frankofone.
Sipas raportit, vijojnë grupet e organizuara shqipfolëse. “Brenda BE-së, grupet shqipfolëse angazhohen me tregëtinë e kokainës, heroinës, narkotikë sintetike dhe marihuanës ndërkohë që, disa nga të ardhurat e tyre, është përfolur se janë përdorur për mbështetjen e grupeve të armatosura, sikurse ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, plotëson raporti.
Grupi i tretë më i fuqishëm kriminal në Evropë, sipas raportit në fjalë, është ai lituaneze që vepron në veri dhe perëndim të Evropës si dhe në territorin e ish-BRSS-së.

Nuk ka komente:

Posto një koment