e enjte, 5 gusht 2010

Kontrollorët të kënaqur me masat e kursimit të Greqisë

Kontrollorët e Bashkimit Evropian dhe të FMN-së janë të kënaqur me masat e kursimit të ndërmarra nga Greqia. Kësti i dytë i kredive mund t'i vihet vendit në dispozicion, tha i ngarkuari i FMN-së për Greqinë, Poul Thomsen, pas një kontrolli dyjavor në Athinë. Kontrollorët në të njëjtën kohë i tërhoqën vëmendjen Greqisë të mos heqë dorë nga kursi i kursimeve dhe të ndërmarrë reforma të tjera. Këtu bëjnë pjesë hapja e sektorëve të izoluar të ekonomisë dhe privatizimi i sipërmarrjeve shtetërore. Athina shpreson në dhënien e miratimit për kredi në shumë prej 9 miliardë euro në 13 shtator. Ky është kësti i dytë i programit të kredive prej gjithsej 110 miliardë eurosh, të ngritur nga vendet e eurozonës dhe FMN-ja për t'a shpëtuar Greqinë nga falimentimi i shtetit.

DW

Nuk ka komente:

Posto një koment